1
Gjoni 6:35
Bibla Shqip "Së bashku" 2020
Jezui u tha: «Unë jam buka e jetës. Kush vjen tek unë nuk do të ketë më uri dhe kush beson në mua nuk do të ketë më kurrë etje.
နှိုင်းယှဉ်
Gjoni 6:35ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
2
Gjoni 6:63
Shpirti jep jetë, ndërsa dobësia njerëzore nuk sjellin asnjë dobi. Fjalët që ju thashë janë shpirt e jetë.
Gjoni 6:63ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
3
Gjoni 6:27
Mos punoni për ushqimin që prishet, por për ushqimin që mbetet për jetën e amshuar, të cilin do t'jua japë Biri i njeriut, sepse atij ia dha të drejtën Perëndia, Ati».
Gjoni 6:27ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
4
Gjoni 6:40
Vullneti i Atit tim është që të gjithë ata që shikojnë Birin e besojnë në të, të kenë jetë të amshuar dhe unë do t'i ngjall në ditën e fundit».
Gjoni 6:40ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
5
Gjoni 6:29
Jezui u përgjigj: «Kjo është vepra e Perëndisë: të besoni në atë që ai dërgoi!».
Gjoni 6:29ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
6
Gjoni 6:37
Të gjithë ata që më jep Ati do të vijnë tek unë dhe atë që vjen tek unë nuk do ta hedh kurrë jashtë
Gjoni 6:37ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
7
Gjoni 6:68
Simon Pjetri iu përgjigj: «Zot, te kush të shkojmë? Ti i ke fjalët e jetës së amshuar.
Gjoni 6:68ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
8
Gjoni 6:51
Unë jam buka e gjallë që zbret prej qiellit. Kush ha nga kjo bukë do të jetojë në amshim. Buka që do të jap unë është mishi im që e jap për jetën e botës».
Gjoni 6:51ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
9
Gjoni 6:44
Askush nuk mund të vijë tek unë nëse nuk e tërheq Ati që më dërgoi e unë ta ngjall në ditën e fundit.
Gjoni 6:44ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
10
Gjoni 6:33
sepse buka e Perëndisë është ai që zbret prej qiellit e i jep jetë botës».
Gjoni 6:33ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
11
Gjoni 6:48
Unë jam buka e jetës.
Gjoni 6:48ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
12
Gjoni 6:11-12
Pastaj Jezui mori bukën dhe, si falënderoi Perëndinë, ua ndau atyre që ishin ulur. U ndau edhe peshq, aq sa deshën. Kur u ngopën, Jezui u tha dishepujve: «Mblidhini copat që kanë tepruar, që të mos shkojë dëm asgjë».
Gjoni 6:11-12ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
13
Gjoni 6:19-20
Pasi kishin lundruar rreth tri a katër milje, panë Jezuin që po ecte mbi liqen duke iu afruar varkës e u frikësuan. Ai u tha: «Jam unë. Mos kini frikë!».
Gjoni 6:19-20ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
ပင်မစာမျက်နှာ
သမ္မာကျမ်းစာ
အစီအစဉ်များ
ဗီဒီယိုများ