«Ruhuni nga shkruesit, të cilëve u pëlqen të shëtisin me veshje të gjata e dëshirojnë t'i përshëndesin nëpër sheshe, të zënë vendet e para nëpër sinagoga dhe vendet e nderit nëpër festa. Ata përlajnë gjithçka nga shtëpitë e vejushave e thonë lutje të gjata për t'u dukur. Kështu, ata do të marrin një dënim më të rëndë».