1
Luka 3:21-22
Bibla Shqip "Së bashku" 2020
Kur u pagëzua gjithë populli, u pagëzua edhe Jezui dhe kur po lutej, u hap qielli e mbi të zbriti Shpirti i shenjtë me trajtë trupore si pëllumb. Atëherë u dëgjua një zë nga qielli: «Ti je Biri im i dashur. Me ty jam i kënaqur».
နှိုင်းယှဉ်
Luka 3:21-22ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
2
Luka 3:16
Atëherë Gjoni u tha: «Unë po ju pagëzoj me ujë, por po vjen dikush më i fuqishëm se unë, të cilit unë nuk jam i denjë as t'i zgjidh sandalet. Ai do t'ju pagëzojë me Shpirtin e shenjtë e me zjarr.
Luka 3:16ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
3
Luka 3:8
Jepni fryte të denja pendimi e mos filloni t'i thoni vetes: kemi për atë Abrahamin. Unë po ju them se Perëndia mund t'i japë bij Abrahamit edhe nga këta gurë.
Luka 3:8ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
4
Luka 3:9
Që tani pemëve u është vënë sëpata në rrënjë. Çdo pemë që nuk jep fryt të mirë, pritet e hidhet në zjarr».
Luka 3:9ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
5
Luka 3:4-6
Siç është shkruar në librin e profetit Isai: një zë thërret në shkretëtirë: bëni gati udhën për Zotin, drejtoni shtigjet e tij. Çdo luginë le të mbushet e çdo mal e kodër le të rrafshohet. Drejtoni udhët e shtrembra e rrafshoni rrugët e ashpra. Çdo njeri do ta shohë shpëtimin e Perëndisë.
Luka 3:4-6ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
ပင်မစာမျက်နှာ
သမ္မာကျမ်းစာ
အစီအစဉ်များ
ဗီဒီယိုများ