Devocione dhe Plane Leximi falas për 2 Korintasve 10:5

Të gjesh liri nga stresi
5 ditë
Stresi është i vërtetë, por nuk duhet të drejtojë jetën tënde. Nëpërmjet Krishtit, ne mund ta riformulojmë atë, ta rifokusojmë atë dhe ta ripërcaktojmë atë. Nëse jeni duke luftuar me stresin, shikoni këtë Plan 5-ditor të Biblës për të mësuar se si të gjeni lirinë dhe paqen.

Seksi
7 ditë
Seksi është kudo. Dhe shumë kollaj mund të biem në kurthin e masturbimit, lakmisë dhe papastërtisë seksuale. Perndia pret nga ne të qëndrojmë të pastër, të mbështetemi në Frymën e Tij dhe të zhvillojmë vetëkontroll. Ky plan shtatë ditësh mund t'ju futë në një rrugë të pastërtisë dhe jetës sipas standardeve që Perëndia ka caktuar para nesh. Gjeni dikë të cilit i besoni dhe lexojini bashkë këto pjesë, sepse përgjegjësia është vendimtare kur bëhet fjalë për ndershmërinë seksuale.

Fushëbeteja e Mendjes - Devocione
14 ditë
Këto devocione do t'ju pajisin me frymëzime shprese për të mposhtur inatin, konfuzionin, dënimin, frikën, dyshimin…quajeni si të dëshironi. Këto njohuri do t'ju ndihmojnë të zbuloni komplotet e armikut për t'ju konfuzuar dhe gënjyer, të përballeni me modelet shkatërruese të mendimit, të gjeni fitoren në transformimin e të menduarit tuaj, për të fituar forcë, inkurajim dhe, më e rëndësishmja, fitore mbi çdo betejë në mendjen tuaj.