Devocione dhe Plane Leximi falas për Efesianëve 2:10

Lojtari I Mbretërisë: Të Jetosh Me Qëllim
5 Ditët
Lojtari i Mbretërisë: Të jetosh me qëllim është një plan pesëditor nga Eyong Enoh, ndjekës i Jezusit dhe ish-futbollist që ka luajtur në dy Kupa Bote. Përmes Shkrimeve, dëshmisë personale dhe reflektimit praktik, ky plan ju ndihmon të zbuloni identitetin tuaj në Zotin dhe të jetoni me qëllim që pasqyron Krishtin. Çdo ditë ju mëson të dëgjoni Zotin, të qëndroni të patundur përballë presionit, të përballoni sfidat me besim dhe të ndikoni të tjerët për Mbretërinë. Sfidohuni të sillni dashurinë e Tij çdo ditë dhe të jetoni me rëndësi të përjetshme.

Vendimi më i madh i jetës suaj!
6 ditë
Shumica e vendimeve në jetë kanë rëndësi për diçka. Sidoqoftë, vetëm një ka më shumë rëndësi. Nëse jeni duke kërkuar një udhëzues të thjeshtë për një kuptim më të thellë të këtij vendimi të jashtëzakonshëm - dhurata e shpëtimit falas e Zotit - atëherë filloni këtu. Marrë nga libri, “Jashtë kësaj bote; Udhëzues i një të krishteri për rritjen dhe qëllimin ”nga David J. Swandt.

Ç'kemi tjetër: Versioni i Studentit
7 ditë
Në këtë plan themelor prej 7 ditësh do të zbulosh fjalën e Perëndisë, e cila do të të ndihmojë të kuptosh kush është Perëndia dhe se për çfarë të ka krijuar të bësh.

Jeto një jetë të mbushur me qëllim!
7 dite
Jeta e gëzuar dhe e mbushur me qëllim themelohet në marrëdhënie, dashuri dhe besim. Nëse po kërkon më shumë qartësi në planin e Perëndisë për jetën tënde, vëre në veprim këtë plan që të të ndihmojë ta përqëndrosh atë që kërkon dhe zbulimin tënd. Marrë nga libri, “Jashtë kësaj bote: Një manual i krishterë për rritje dhe qëllim” nga David J. Swandt

Ç’është dashuria e vertetë?
12 ditë
Kushdo dëshiron të dijë se çfarë është dashuria në të vërtetë. Por fare pak njerëz shohin atë që Bibla thotë për dashurinë. Dashuria është një nga temat qendrore të Shkrimit dhe virtyti më i rëndësishëm i jetës së Krishterë. Ky plan nga Shërbesat Thistlebend shqyrton kuptimin biblik të dashurisë dhe si ta duam më mire Perëndinë dhe të duam të tjerët.

Mësime për Besimin Personal
15 Ditët
Stiven Lamani ndan Mësime për Besimin Personal nëpërmjet historive nga jeta e tij dhe lidhjeve që bën me pasazhet nga Bibla. Këto histori do t’ju frymëzojnë të shikoni veprën e Perëndisë në jetën tuaj dhe të pranoni dhuratën e shpëtimit nga Jezusi. Stiven Lamani është një shkrimtar dhe folës, i cili ka vuajtur nga paraliza cerebrale që kur lindi në vitin 1970. Stiveni është shkrimtar i frytshëm devocionesh për “Fjalët e Shpresës” dhe ndihmësmësues.