Kur i dëgjoi këto fjalë, shpirti i Perëndisë vërshoi mbi të dhe ai u zemërua fort. Mori një pendë qe dhe i bëri copa-copa, të cilat i dërgoi përmes lajmëtarëve në çdo vend të Izraelit duke thënë: «Kështu do të përfundojnë qetë e kujtdo që nuk i shkon pas Saulit e Samuelit». Tmerri i ZOTIT e kaploi popullin e ata dolën si një trup i vetëm.