Perëndia i tha Solomonit: «Fole me gjithë zemër dhe nuk më kërkove as pasuri, as prona, as lavdi, as vdekjen e armiqve e as jetë të gjatë për veten tënde, por më kërkove urti e dije për të udhëhequr popullin tim, mbi të cilin të vura të mbretërosh. Prandaj po të jap urti e dije, dhe madje, edhe pasuri, prona e nder që nuk i ka pasur asnjë prej mbretërve para teje e nuk do t'i ketë askush pas teje».