1
2 Mbretërve 2:9
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Kur kaluan matanë, Elia i tha Eliseut: «Kërko çfarë do që të bëj për ty para se të më marrë Zoti prej teje». Eliseu u përgjigj: «Të lutem, dua që të vijë mbi mua dyfishi i shpirtit tënd profetik».
Krahaso
Eksploroni 2 Mbretërve 2:9
2
2 Mbretërve 2:11
Ata po ecnin duke biseduar, kur ia behu një karrocë e zjarrtë me kuaj të zjarrtë, që i ndau nga njëri-tjetri. Atëherë Elia u mor në qiell me një vorbull ere.
Eksploroni 2 Mbretërve 2:11
3
2 Mbretërve 2:10
Elia i tha: «Ke kërkuar një gjë të vështirë. Megjithatë, po të më shohësh kur të më marrë Zoti prej teje, do ta fitosh atë që kërkove. Po të mos më shohësh, nuk do ta fitosh».
Eksploroni 2 Mbretërve 2:10
4
2 Mbretërve 2:14
Me gunën, që i kishte rënë Elisë, goditi ujin e tha: «Ku është ZOTI, Perëndia i Elisë?». I ra ujit me gunë dhe uji i lumit u nda më dysh. Eliseu kaloi në bregun tjetër.
Eksploroni 2 Mbretërve 2:14
5
2 Mbretërve 2:12
Kur e pa këtë gjë, Eliseu thërriti: «Ati im, o ati im, karroca dhe kalorësia e Izraelit!». Nuk e pa më Elinë, por hoqi rrobat e i shqeu më dysh.
Eksploroni 2 Mbretërve 2:12
6
2 Mbretërve 2:8
Atëherë Elia mori gunën, e palosi dhe me të i ra ujit. Uji i lumit u nda më dysh dhe ata kaluan nëpër tokë të thatë.
Eksploroni 2 Mbretërve 2:8
7
2 Mbretërve 2:1
Ja çfarë ndodhi kur ZOTI e mori Elinë me anë të vorbullës në qiell: Elia dhe Eliseu ishin nisur nga Gilgali.
Eksploroni 2 Mbretërve 2:1
Kreu
Bibla
Plane
Video