1
2 Mbretërve 5:1
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Namani, kreu i ushtrisë së mbretit të Aramit, ishte njeri me peshë dhe i nderuar prej zotërisë së vet, sepse me anë të tij ZOTI e kishte shpëtuar Aramin, por, ndonëse luftëtar trim e i fuqishëm, ai vuante nga lebra.
Krahaso
Eksploroni 2 Mbretërve 5:1
2
2 Mbretërve 5:10
Por Eliseu i dërgoi një lajmëtar e i tha: «Shko e lahu shtatë herë në lumin Jordan dhe trupi yt do të shërohet e do të pastrohet nga lebra».
Eksploroni 2 Mbretërve 5:10
3
2 Mbretërve 5:14
Atëherë Namani shkoi në Jordan, u la shtatë herë, siç e kishte urdhëruar njeriu i Perëndisë, dhe trupi iu shërua e iu bë i pastër si trupi i një djaloshi.
Eksploroni 2 Mbretërve 5:14
4
2 Mbretërve 5:11
Namani u zemërua e iku duke thënë: «Ja, unë prisja që ai të dilte për të më takuar, të qëndronte para meje, të thërriste emrin e ZOTIT, Perëndisë së tij, të vinte dorën në plagë e të më shëronte nga lebra.
Eksploroni 2 Mbretërve 5:11
5
2 Mbretërve 5:13
Por shërbëtorët iu afruan e i thanë: «Imzot, po të të kishte kërkuar profeti një gjë të vështirë, a nuk do ta bëje? Përse të mos bësh çfarë të tha dhe të shkosh të lahesh e të pastrohesh?».
Eksploroni 2 Mbretërve 5:13
6
2 Mbretërve 5:3
Një ditë vajza i tha zonjës së saj: «Sikur imzot të shkonte te profeti që është në Samari, ai do ta kishte shëruar nga lebra».
Eksploroni 2 Mbretërve 5:3
Kreu
Bibla
Plane
Video