Gjatë ditës, ZOTI u printe përpara me një shtyllë reje për t'u treguar udhën, ndërsa gjatë natës u printe me një shtyllë zjarri për t'u dhënë dritë, që izraelitët të udhëtonin ditë e natë. Shtylla e resë dhe ajo e zjarrit ishin gjithmonë përpara popullit, ditë e natë.