Pastaj ZOTI i tha: «E kam parë mirë mjerimin e popullit tim në Egjipt dhe i kam dëgjuar klithmat e tyre për shkak të mbikëqyrësve. Ua njoh vuajtjet, prandaj dhe kam zbritur për t'i çliruar nga dora e Egjiptit dhe për t'i nxjerrë nga ky vend në një vend të mirë e të hapur, në një vend ku rrjedh qumësht e mjaltë. Ky është vendi i kananitëve, i hititëve, i amoritëve, i perizitëve, i hivitëve dhe i jebusitëve.