1
Isaia 6:8
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Mandej dëgjova zërin e ZOTIT që tha: «Kë të dërgoj? Kush do të shkojë për ne?». Unë thashë: «Ja ku jam, dërgomë mua!».
Krahaso
Eksploroni Isaia 6:8
2
Isaia 6:3
Ata i thërrisnin njëri-tjetrit e thoshin: «Shenjt! Shenjt! Shenjt ZOTI i ushtrive! Mbarë toka është plot me lavdinë e tij!».
Eksploroni Isaia 6:3
3
Isaia 6:5
E unë thashë: «I mjeri unë! Mora fund! Se njeri me buzë të papastra jam e mes një populli të papastër jetoj, por sytë e mi panë Mbretin, ZOTIN e ushtrive».
Eksploroni Isaia 6:5
4
Isaia 6:1
Vitin që vdiq mbreti Uziah, pashë Zotin të ulur në një fron të lartë e madhështor. Cepat e petkut të tij mbushnin tempullin.
Eksploroni Isaia 6:1
5
Isaia 6:7
Me të më preku gojën e më tha: «Ja, ky preku buzët e tua, paudhësia jote u fal, mëkati yt u shlye».
Eksploroni Isaia 6:7
6
Isaia 6:2
Mbi të qëndronin serafët. Secili prej tyre kishte nga gjashtë krahë: me dy mbulonte fytyrën, me dy këmbët e me dy krahë fluturonte.
Eksploroni Isaia 6:2
7
Isaia 6:6
Atëherë njëri nga serafët fluturoi drejt meje. Në dorë mbante një thëngjill zjarri që e kishte marrë me mashë prej altarit.
Eksploroni Isaia 6:6
8
Isaia 6:9
E ai më tha: «Shko e thuaji këtij populli: për të dëgjuar, do të dëgjoni, por nuk do të kuptoni, për të parë, do të shihni, por nuk do të dalloni.
Eksploroni Isaia 6:9
9
Isaia 6:10
Trashja zemrën këtij populli, shurdhoja veshët, verboja sytë, që të mos shohin me sy e të mos dëgjojnë me veshë, që zemra e tyre të mos kuptojë, e kështu të mos kthehen e të shërohen».
Eksploroni Isaia 6:10
Kreu
Bibla
Plane
Video