1
Isaia 65:24
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Para se të më thërrasin, unë do t'u përgjigjem, pa mbaruar së foluri, unë do t'i dëgjoj.
Krahaso
Eksploroni Isaia 65:24
2
Isaia 65:17
Se, ja, unë po krijoj një qiell të ri e një tokë të re! Gjërat e shkuara më nuk do të kujtohen, në zemrën tënde vend më s'do të kenë.
Eksploroni Isaia 65:17
3
Isaia 65:23
Mundi nuk do t'u shkojë kot, as do të lindin fëmijë që vdesin shpejt, sepse fara e tyre do të bekohet prej ZOTIT dhe pasardhësit e tyre do të rrinë bashkë me ta.
Eksploroni Isaia 65:23
4
Isaia 65:22
S'do të ndërtojnë që të banojnë të tjerët, s'do të mbjellin që të hanë të tjerët, se populli im do të jetojë gjatë si pema dhe të zgjedhurit e mi do t'i gëzojnë gjatë frytet e punës së duarve të tyre.
Eksploroni Isaia 65:22
5
Isaia 65:20
Aty s'do të ketë më foshnjë, që do të jetojë vetëm pak ditë, e as ndonjë të moshuar, që ditët e veta të mos i arrijë, sepse djalosh do të quhet njëqindvjeçari e kush të njëqindtat nuk i mbush i mallkuar do të quhet.
Eksploroni Isaia 65:20
6
Isaia 65:25
Ujku e qengji do të kullotin bashkë, luani do të hajë kashtë si demi e dheu do të jetë ushqimi i gjarprit. Dëm më nuk do të bëjnë e as do të vrasin mbi mbarë malin tim të shenjtë, thotë ZOTI.
Eksploroni Isaia 65:25
7
Isaia 65:19
Do të gëzoj për Jerusalemin, do të ngazëllej për popullin tim. Gjëmë në të nuk do të dëgjohet më e as zë vajtimi.
Eksploroni Isaia 65:19
Kreu
Bibla
Plane
Video