«Imzot mbret, vepruan me ligësi këta burra me gjithçka i bënë profetit Jeremi, duke e hedhur në sternë. Ai do të vdesë prej urisë, se nuk ka më bukë në qytet». Atëherë mbreti i dha urdhër Ebedmelekut, kushitit, e i tha: «Merr me vete tre burra prej këtu e nxirre profetin Jeremi nga sterna para se të vdesë».