Kur u ndërtua muri e unë i vendosa portat dhe caktova derëtarët, këngëtarët e levitët, e vura Jerusalemin nën zotërimin e vëllait tim, Hananiut, dhe të Hananiahut, kreut të fortesës, sepse ai ishte burrë besnik dhe e druante Perëndinë më shumë se shumë të tjerë.