1
Romakëve 6:23
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhurata e hirit të Perëndisë është jeta e amshuar që kemi me Krishtin Jezu, Zotin tonë.
Krahaso
Eksploroni Romakëve 6:23
2
Romakëve 6:14
Sepse mëkati nuk do të ketë më pushtet mbi ju, përderisa ju nuk jeni nën ligjin, por nën hirin e Perëndisë.
Eksploroni Romakëve 6:14
3
Romakëve 6:4
Prandaj ne jemi varrosur me të përmes pagëzimit për t'u bashkuar me të në vdekjen e tij, në mënyrë që sikurse Krishti u ngjall prej të vdekurve përmes lavdisë së Atit, ashtu edhe ne të mund të jetojmë një jetë të re.
Eksploroni Romakëve 6:4
4
Romakëve 6:13
Mos i vini gjymtyrët tuaja në shërbim të mëkatit si mjete padrejtësie, por kushtojani veten Perëndisë, si njerëz që kanë kaluar nga vdekja në jetë. Përkundrazi, gjymtyrët tuaja i vini në shërbim të Perëndisë, si mjete drejtësie.
Eksploroni Romakëve 6:13
5
Romakëve 6:6
Ne e dimë se njeriu i vjetër që ishte në ne u kryqëzua me Krishtin, që të shkatërrohet natyra jonë mëkatare e të mos jemi më skllevër të mëkatit.
Eksploroni Romakëve 6:6
6
Romakëve 6:11
Kështu edhe ju duhet ta quani veten të vdekur për sa i përket mëkatit, por të gjallë për Perëndinë, me Krishtin Jezu.
Eksploroni Romakëve 6:11
7
Romakëve 6:1-2
Çfarë të themi, pra? A do të vazhdojmë të jetojmë në mëkat, që Perëndia të na japë më shumë hir? Larg qoftë! Ne kemi vdekur për sa i përket mëkatit. E si mund të jetojmë ende në të?
Eksploroni Romakëve 6:1-2
8
Romakëve 6:16
A nuk e dini se, duke u bërë skllevër të dikujt dhe duke iu bindur atij, ju bëheni skllevër të atij që i bindeni, qoftë të mëkatit që të çon në vdekje, qoftë të bindjes ndaj Perëndisë që të çon në një jetë të drejtë?
Eksploroni Romakëve 6:16
9
Romakëve 6:17-18
Por i qofshim falë Perëndisë, sepse ju dikur ishit skllevër të mëkatit, ndërsa tani i jeni bindur me gjithë zemër gjedhes së mësimit që keni marrë. Ju u çliruat nga mëkati dhe u bëtë shërbëtorë të drejtësisë së Perëndisë.
Eksploroni Romakëve 6:17-18
Kreu
Bibla
Plane
Video