1
Luka 14:26
Bibla Shqip "Së bashku" 2020
«Kush vjen pas meje dhe nuk e urren të atin e të ëmën, gruan e fëmijët, vëllezërit e motrat, madje edhe vetë jetën e tij, nuk mund të jetë dishepulli im.
Krahaso
Eksploroni Luka 14:26
2
Luka 14:27
Kush nuk e mbart kryqin e vet për të ardhur pas meje, nuk mund të jetë dishepulli im.
Eksploroni Luka 14:27
3
Luka 14:11
Sepse kush e lartëson vetveten, do të përulet, e kush e përul vetveten, do të lartësohet».
Eksploroni Luka 14:11
4
Luka 14:33
Prandaj, asnjëri nga ju nuk mund të bëhet dishepulli im nëse nuk heq dorë nga tërë pasuria që zotëron».
Eksploroni Luka 14:33
5
Luka 14:28-30
Kush nga ju, nëse dëshiron të ndërtojë një kullë, nuk ulet më parë të bëjë llogaritë për të parë a ka sa i duhen për ta mbaruar? Përndryshe, nëse i ka hedhur themelet e nuk është në gjendje ta përfundojë, ata që e shohin do të fillojnë ta tallin e do t'i thonë: “Ky njeri filloi të ndërtonte, por nuk qe i zoti ta mbaronte”.
Eksploroni Luka 14:28-30
6
Luka 14:13-14
Përkundrazi, kur të shtrosh një gosti, fto njerëz të varfër, të kërrusur, të çalë e të verbër. Atëherë do të jesh i lum, se ata nuk do të kenë me çfarë të të shpërblejnë, por ti do ta marrësh shpërblimin në ngjalljen e të drejtëve».
Eksploroni Luka 14:13-14
7
Luka 14:34-35
«Kripa është e mirë, por nëse e humbet shijen, si mund ta rifitojë atë? Nuk është e përshtatshme më as për tokën, as për plehun, por vetëm për t'u hedhur. Kush ka veshë, le të dëgjojë».
Eksploroni Luka 14:34-35
Kreu
Bibla
Plane
Video