1
Marku 13:13
Bibla Shqip "Së bashku" 2020
Të gjithë do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim, por ai që do të qëndrojë deri në fund, do të shpëtohet».
Krahaso
Eksploroni Marku 13:13
2
Marku 13:33
Kini kujdes e rrini zgjuar, se nuk e dini kur do të vijë koha.
Eksploroni Marku 13:33
3
Marku 13:11
Kur t'ju dorëzojnë, mos u shqetësoni se çfarë do të thoni, por thoni çfarë t'ju jepet në atë çast, se nuk do të jeni ju ata që flisni, por Shpirti i shenjtë.
Eksploroni Marku 13:11
4
Marku 13:31
Qielli e toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë».
Eksploroni Marku 13:31
5
Marku 13:32
«Askush nuk e di atë ditë apo atë orë. As engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati.
Eksploroni Marku 13:32
6
Marku 13:7
Kur të dëgjoni për luftra e lajme luftrash, mos u tronditni. Këto duhet të ndodhin, por ky nuk do të jetë ende fundi.
Eksploroni Marku 13:7
7
Marku 13:35-37
Prandaj rrini zgjuar, se nuk e dini kur do të vijë i zoti i shtëpisë, në mbrëmje a në mesnatë, në agim a në mëngjes, që nëse vjen befasisht, të mos ju gjejë në gjumë. Atë që ju them juve, ua them të gjithëve: rrini zgjuar!».
Eksploroni Marku 13:35-37
8
Marku 13:8
Një komb do të ngrihet kundër një kombi dhe një mbretëri kundër një mbretërie. Në disa vende do të ketë tërmete e zi buke. Ky do të jetë fillimi i dhimbjeve të lindjes.
Eksploroni Marku 13:8
9
Marku 13:10
Por më parë ungjilli duhet t'u predikohet të gjitha kombeve.
Eksploroni Marku 13:10
10
Marku 13:6
Shumë veta do të vijnë në emrin tim e do të thonë: “Unë jam Krishti” e do të mashtrojnë shumë njerëz.
Eksploroni Marku 13:6
11
Marku 13:9
Por kini kujdes për veten, se do t'ju dorëzojnë nëpër sinedra e do t'ju rrahin nëpër sinagoga. Për shkakun tim do t'ju nxjerrin të dëshmoni para princave e mbretërve.
Eksploroni Marku 13:9
12
Marku 13:22
Do të dalin krishtë të rremë e profetë të rremë që do të bëjnë shenja e mrekulli, që mundësisht të mashtrojnë edhe të zgjedhurit.
Eksploroni Marku 13:22
13
Marku 13:24-25
«Në ato ditë, pas pikëllimit, dielli do të errësohet e hëna nuk do të ndriçojë. Yjet do të bien nga qielli e pushtetet që janë në qiell do të tranden.
Eksploroni Marku 13:24-25
Kreu
Bibla
Plane
Video