1
Marku 9:23
Bibla Shqip "Së bashku" 2020
Jezui i tha: «Nëse mundem? Gjithçka është e mundur për atë që beson».
Krahaso
Eksploroni Marku 9:23
2
Marku 9:24
Menjëherë i ati i fëmijës thirri: «Besoj. Ndihmomë në besimin tim të pakët!».
Eksploroni Marku 9:24
3
Marku 9:28-29
Kur hyri në shtëpinë ku po rrinin, dishepujt e pyetën veçmas: «Përse ne nuk mundëm ta dëbonim?». Jezui u tha: «Ky lloj shpirti nuk mund të dëbohet ndryshe, përveçse me lutje».
Eksploroni Marku 9:28-29
4
Marku 9:50
Kripa është e mirë, por nëse e humbet shijen, si do t'ia ktheni? Kini kripë në veten tuaj e jetoni në paqe me njëri-tjetrin».
Eksploroni Marku 9:50
5
Marku 9:37
«Kush pranon në emrin tim një fëmijë si ky, më pranon mua e kush më pranon mua, nuk më pranon mua, por atë që më ka dërguar».
Eksploroni Marku 9:37
6
Marku 9:41
Nëse dikush do t'ju japë të pini një gotë ujë për shkak se jeni të Krishtit, me të vërtetë po ju them se ai nuk do ta humbasë shpërblimin e tij».
Eksploroni Marku 9:41
7
Marku 9:42
«Nëse dikush i bëhet pengesë njërit prej këtyre të vegjëlve që besojnë në mua, për atë do të ishte më mirë të lidhte në qafë një mokër e të hidhej në det.
Eksploroni Marku 9:42
8
Marku 9:47
Nëse syri yt të bëhet pengesë, nxirre! Është më mirë të hysh me një sy në mbretërinë e Perëndisë, sesa t'i kesh të dy sytë e të të hedhin në Gehenë
Eksploroni Marku 9:47
Kreu
Bibla
Plane
Video