1
1 i Mbretërve 18:37
Bibla Shqip 1994
Përgjigjmu, o Zot, përgjigjmu, që ky popull të pranojë që ti, o Zot, je Perëndia, dhe ke bërë të kthehen te ti zemrat e tyre".
Krahaso
Eksploroni 1 i Mbretërve 18:37
2
1 i Mbretërve 18:36
Në orën që ofrohej blatimi, profeti Elia u afrua dhe tha: "O Zot, Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Izraelit, vepro në mënyrë të tillë që të dihet që ti je Perëndi në Izrael, që unë jam shërbëtori yt që i bëra tërë këto gjëra me urdhrin tënd.
Eksploroni 1 i Mbretërve 18:36
3
1 i Mbretërve 18:21
Atëherë Elia iu afrua tërë popullit dhe tha: "Deri kur do të lëkundeni midis dy mendimeve? Në qoftë se Zoti është Perëndia, shkoni pas tij; por në qoftë se përkundrazi është Baali, atëherë ndiqni atë". Populli nuk tha asnjë fjalë.
Eksploroni 1 i Mbretërve 18:21
4
1 i Mbretërve 18:38
Atëherë ra zjarri i Zotit dhe konsumoi holokaustin, drutë, gurët dhe pluhurin, si dhe thau ujin që ishte në gropë.
Eksploroni 1 i Mbretërve 18:38
5
1 i Mbretërve 18:39
Para kësaj pamjeje tërë populli u shtri me fytyrën për tokë dhe tha: "Zoti është Perëndia!.
Eksploroni 1 i Mbretërve 18:39
6
1 i Mbretërve 18:44
Herën e shtatë shërbëtori tha: "Është një re e vogël, e madhe si pëllëmba e një dore që ngjitet nga deti". Atëherë Elia tha: "Shko dhe i thuaj Ashabit: "Lidhi kuajt në qerre dhe zbrit para se të të zërë shiu"".
Eksploroni 1 i Mbretërve 18:44
7
1 i Mbretërve 18:46
Dora e Zotit ishte mbi Elian, që shtrëngoi ijët dhe vrapoi para Ashabit deri në hyrje të Jezreelit.
Eksploroni 1 i Mbretërve 18:46
8
1 i Mbretërve 18:41
Pastaj Elia i tha Ashabit: "Ngjitu, ha dhe pi, sepse dëgjohet që tani zhurma e një shiu të madh".
Eksploroni 1 i Mbretërve 18:41
9
1 i Mbretërve 18:43
dhe i tha shërbëtorit të tij: "Tani ngjitu dhe shiko nga ana e detit!". Ai u ngjit, shikoi dhe tha: Nuk ka asgjë". Elia i tha: "Kthehu të shikosh, shtatë herë".
Eksploroni 1 i Mbretërve 18:43
10
1 i Mbretërve 18:30
Atëherë Elia i tha tërë popullit: "Afrohuni pranë meje!". Kështu tërë populli iu afrua dhe ai ndreqi altarin e Zotit që e kishin prishur.
Eksploroni 1 i Mbretërve 18:30
11
1 i Mbretërve 18:24
Ju do t'i bëni thirrje perëndisë suaj dhe unë do të thërres Zotin; perëndia që do të përgjigjet me anë të zjarrit është Perëndia". Tërë populli u përgjigj dhe tha: "E the bukur!".
Eksploroni 1 i Mbretërve 18:24
12
1 i Mbretërve 18:31
Pastaj Elia mori dymbëdhjetë gurë, sipas numrit të fiseve të bijve të Jakobit, të cilit Zoti i kishte thënë: "Emri yt do të jetë Izrael".
Eksploroni 1 i Mbretërve 18:31
13
1 i Mbretërve 18:27
Në mesditë Elia filloi të tallet me ta dhe tha: "Ulërini më fort sepse ai është zoti; ndofta është duke menduar thellë, ose është i zënë me punë ose udhëton, ose ka rënë në gjumë e duhet zgjuar".
Eksploroni 1 i Mbretërve 18:27
14
1 i Mbretërve 18:32
Me gurët ndërtoi një altar në emër të Zotit dhe hapi një gropë rreth tij me një kapacitet prej dy masash gruri.
Eksploroni 1 i Mbretërve 18:32
Kreu
Bibla
Plane
Video