1
1 i Samuelit 15:22
Bibla Shqip 1994
Samueli i tha: "Ndoshta i pëlqejnë Zotit holokaustet dhe flijimet si bindje ndaj zërit të Zotit? Ja, bindja është më e mirë se flijimi; dhe të dëgjosh me kujdes është më mirë se dhjami i deshve.
Krahaso
Eksploroni 1 i Samuelit 15:22
2
1 i Samuelit 15:23
Sepse rebelimi është si mëkati i shortarisë dhe kryeneçësia është si kulti i idhujve dhe i perëndive shtëpiake. Duke qenë se ke hedhur poshtë fjalën e Zotit, edhe ai të ka hedhur poshtë si mbret".
Eksploroni 1 i Samuelit 15:23
3
1 i Samuelit 15:29
Lavdia e Izraelit nuk do të gënjejë, dhe nuk do të pendohet, sepse ai nuk është njeri që pendohet".
Eksploroni 1 i Samuelit 15:29
4
1 i Samuelit 15:11
"Unë jam penduar që e kam bërë Saulin mbret, sepse ai është larguar nga unë dhe nuk ka zbatuar urdhrat e mia". Samueli u trishtua dhe i klithi tërë natën Zotit.
Eksploroni 1 i Samuelit 15:11
Kreu
Bibla
Plane
Video