dhe kur trumbetarët dhe këngëtarët si një njeri i vetëm bënë të dëgjohet bashkërisht zëri i tyre për të lëvduar dhe për të kremtuar Zotin dhe e ngritën zërin në tingullin e borive, të cembaleve dhe të veglave të tjera muzikore dhe lëvduan Zotin: "Sepse është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon në përjetësi", ndodhi që shtëpia, shtëpia e Zotit, u mbush me një re,
dhe priftërinjtë nuk mundën të rrinin për të shërbyer për shkak të resë, sepse lavdia e Zotit mbushte shtëpinë e Perëndisë.