1
2 i Mbretërve 2:9
Bibla Shqip 1994
Mbas kalimit, Elia i tha Eliseut: "Kërko çfarë do që unë të bëj, për ty, para se të më largojnë prej teje". Eliseu u përgjigj: "Të lutem, bëj që një pjesë e dyfishtë e frymës tënde të vijë mbi mua".
Krahaso
Eksploroni 2 i Mbretërve 2:9
2
2 i Mbretërve 2:11
Ndërsa ecnin duke folur, ata u ndanë nga njëri-tjetri nga një qerre e zjarrtë dhe nga kuaj të zjarrtë, dhe Elia u ngjit në qiell në një shakullinë.
Eksploroni 2 i Mbretërve 2:11
3
2 i Mbretërve 2:10
Elia tha: "Ti ke kërkuar një gjë të vështirë; megjithatë, po të më shohësh kur do të më largojnë prej teje, kjo do të të jepet, përndryshe nuk do ta kesh".
Eksploroni 2 i Mbretërve 2:10
4
2 i Mbretërve 2:14
Pastaj mori mantelin e Elias që i kishte rënë nga trupi, rrahu ujërat me të dhe tha: "Ku është Zoti, Perëndia i Elias?". Kur edhe ai rrahu ujërat, këto u ndanë sa andej edhe këtej dhe Eliseu kaloi.
Eksploroni 2 i Mbretërve 2:14
5
2 i Mbretërve 2:12
Eliseu e pa këtë dhe filloi të bërtasë: "O ati im, o ati im, qerre e Izraelit dhe kalorësia e tij". Pastaj nuk e pa më. Atëherë kapi rrobat e tij dhe i grisi më dysh.
Eksploroni 2 i Mbretërve 2:12
6
2 i Mbretërve 2:8
Atëherë Elia mori mantelin e tij, e mbështolli dhe rrahu me të ujërat, që u ndanë andej dhe këndej; kështu kaluan që të dy në të thatë.
Eksploroni 2 i Mbretërve 2:8
7
2 i Mbretërve 2:1
Kur Zoti deshi ta çonte në qiell Elian në një shakullinë, Elia u nis nga Gilgali bashkë me Eliseun.
Eksploroni 2 i Mbretërve 2:1
Kreu
Bibla
Plane
Video