"Shiko, unë e thirra me emër Betsaleelin, birin e Urit, birin e Hurit, nga fisi i Judës;
dhe e mbusha me Frymën e Perëndisë, me dituri, me zgjuarsi, me njohuri dhe çdo shkathtësi,
që të jetë i aftë të përgatisë vizatime artistike, të punojë arin, argjendin dhe bronzin,
për të gdhendur gurë për t'u ngallmuar, për të punuar drurin dhe për të kryer çdo lloj punimesh.