Fjala e Zotit që iu drejtua profetit Jeremia kundër filistenjve, para se Faraoni të sulmonte Gazën.
Kështu thotë Zoti: "Ja ujërat po ngrihen nga veriu, bëhen një përrua që del nga shtrati dhe përmbytin vendin dhe gjithçka përmban, qytetin dhe ata që banojnë në të; atëherë njerëzit do të bërtasin dhe tërë banorët e vendit, do të ulërijnë.