1
Jozueu 10:13
Bibla Shqip 1994
Kështu dielli u ndal dhe hëna qëndroi në vend derisa mbaroi hakmarrja e popullit kundër armiqve të tij. A nuk është shkruar kjo në librin e të Drejtit? Kështu dielli u ndal në mes të qiellit dhe nuk u nxitua të perëndojë pothuajse një ditë të tërë.
Krahaso
Eksploroni Jozueu 10:13
2
Jozueu 10:12
Ditën që Zoti i dorëzoi amorenjtë në duart e bijve të Izraelit, Jozueu i foli Zotit dhe në prani të Izraelit tha: "O Diell, ndalu mbi Gabaonin, dhe ti, hënë, në luginën e Ajalonit!".
Eksploroni Jozueu 10:12
3
Jozueu 10:14
Dhe nuk pati kurrë, as më parë dhe as më vonë, një ditë si ajo kur Zoti plotësoi dëshirën e zërit të një njeriu, pse Zoti luftoi për Izraelin.
Eksploroni Jozueu 10:14
4
Jozueu 10:8
Zoti i tha Jozueut: "Mos ki frikë nga ata, sepse i kam lënë në duart e tua; asnjë prej tyre nuk do të jetë në gjendje të të rezistojë".
Eksploroni Jozueu 10:8
5
Jozueu 10:25
Pastaj Jozueu u tha: "Mos kini frikë, mos u tmerroni, tregohuni të fortë dhe trima, sepse kështu do të veprojë Zoti me të gjithë armiqtë tuaj kundër të cilëve duhet të luftoni".
Eksploroni Jozueu 10:25
Kreu
Bibla
Plane
Video