1
Psalmet 91:2
Bibla Shqip 1994
Unë i them Zotit: "Ti je streha ime dhe kështjella ime, Perëndia im, të cilit i besoj".
Krahaso
Eksploroni Psalmet 91:2
2
Psalmet 91:1
Kush banon në strehën e Shumë të Lartit, pushon në hijen e të Plotfuqishmit.
Eksploroni Psalmet 91:1
3
Psalmet 91:15
Ai do të më kërkojë dhe unë do t'i përgjigjem; do të jem me të në fatkeqësi; do ta çliroj dhe do ta përlëvdoj.
Eksploroni Psalmet 91:15
4
Psalmet 91:11
Sepse ai do të urdhërojë engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua.
Eksploroni Psalmet 91:11
5
Psalmet 91:4
Ai do të të mbulojë me pendët e tij dhe do të gjesh strehë nën krahët e tij; besnikëria e tij do të të shërbejë si mburojë dhe parzmore.
Eksploroni Psalmet 91:4
6
Psalmet 91:9-10
Duke qenë se ke thënë: "O Zot, ti je streha ime, dhe e ke bërë Shumë të Lartin strehën tënde, nuk do të të gjejë asnjë e keqe, asnjë plagë nuk do t'i afrohet çadrës sate.
Eksploroni Psalmet 91:9-10
7
Psalmet 91:3
Me siguri ai do të të çlirojë nga laku i gjuetarit të shpendëve dhe nga murtaja vdekjeprurëse.
Eksploroni Psalmet 91:3
8
Psalmet 91:7
Një mijë do të bien në krahun tënd dhe dhjetë mijë në të djathtën tënde, por aty nuk do të të afrohet.
Eksploroni Psalmet 91:7
9
Psalmet 91:5-6
Ti nuk do të kesh frikë nga tmerri i natës, sa nga shigjeta që fluturon ditën, as nga murtaja që endet në terr, as nga shfarosja që bën kërdinë në mesditë.
Eksploroni Psalmet 91:5-6
Kreu
Bibla
Plane
Video