102
Të falunit’ e të vobegut, kur ka të dhimtunë, edhe derth anëkimin’ e vet përpara Zotit.
1O Zot, ndigjo të falunitë t’em, edhe të klithunitë t’em le të vijë te ti.
2Mos këthe mbë-nj’-anë faqenë tande prei mejet; ate ditë qi kam shtrëngim, kërrus veshinë tand tek unë, ate ditë qi thërres mbë ty, ndëgjo-më shpeit.
3Se ditt’ e mia hupnë porsi tym, edhe eshtënat’ e mia u thanë porsi shkarpa.
4Zemëra eme u plague, e u tha porsi bar, kaqi sa harrova me ngranë bukënë t’eme.
5Prei zanit shamtimësë s’eme, eshtënate m’u ngjitnë ndë misht.
6U bashë porsi pelekan i shkretinësë, u bashë porsi korb’ i natesë ndë vend të shkretë.
7Rri pa gjumë, edhe jam porsi nji zok qi rri vetëmë mbë dhomë.
8Gjithë ditënë më shpërnderojën’ anëmiqt’e mi; të çëmendunitë përgjërohenë kundrë meje.
9Se hangra hi porsi bukë, edhe përzieva me lott të pimitë t’em.
10Për punë të zemërimit t’yt edhe të mënisë s’ate, se më ngrite e më hodhe poshtë.
11Ditt’ e mia shkojënë porsi hie, edhe unë u thava porsi bar.
12Por ti, o Zot, mbet për gjithë jetënë, edhe të përmendunitë t’at bres mbas brezi.
13Ti ke me u ngritunë, e ka me të ardhunë keq për Sionënë, se ashtë kohë për me e përdëllyem, se i erdhi koha.
14Se shërbëtorëvet tu u pëlqejënë gurët’ e asai, edhe u dhimbetë për pluhunin’ e asai.
15Ateherë kombetë kanë me pasunë frikë emënin’ e Zotit, edhe gjithë mbëretënit’ e dheut lavdinë tande.
16Se Zoti ka me ndërtuem Sionë, edhe ka me u dukunë ndë lavdi të vet.
17Ka me shtimë sytë mbë të falunit’ e të përvumëvet, edhe s’ka me hedhunë tej lutëjen’ e atyneve.
18Këjo ka me u shkruem për brezinë qi vien, edhe populli qi ka me u krijuem, do të lavdurojë Zotinë.
19Se u kurrus prei së naltit të shenjtënuemit vendit vet, Zoti shtiu sytë prei qielli mbi dhet,
20për me ndigjuem shamtimën’ e të lidhunavet, për me sgidhunë dielmtë qi janë dënuem për vdekë,
21qi të diftojën’ emënin’ e Zotit ndë Sionë, edhe lavdurimin’ e ati ndë Ierusalemë,
22kur të mbëlidhenë popujtë bashkë, edhe mbëretënitë për me i shërbyem Zotit.
23Më preu fuqinë mb’udhë, më shkurtoi dittë.
24Unë thashë: Mos më merr, o Perëndia em, ndë gjymësët të ditvet mia; viet’ e tu janë bres mbas brezash.
25Çë ndë krye të herësë ti, o Zot, themelove dhenë, edhe punët’ e duervet tua janë qijetë.
26Ata kanë me u vdierrë, por ti mbet, edhe të gjithë kanë me u vietëruem porsi petk, edhe porsi të veshëme ke me pshtiellë ata, edhe kanë me u ndërruem.
27Por ti je vetë ai, edhe viet e tu s’kamë me menguem.
28Të bijt’ e shërbëtorëvet tu kanë me ndenjunë, edhe fara e atyneve ka me qindruem përpara teje.