Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 42

42
Mbë të parinë kankatuer, Mashhil, për të bijt’ e Koreut.
1Sikurse mallënjen dreni rrëket’ e ujënavet, kështu edhe shpirti em mallënjen për tyi, o Perëndi.
2Shpirti em ka et për Perëndinë, Perëndin’ e gjallë: kurë do të vij, e do të dukem përpara Perëndisë?
3Lott’ e mi m’u banë bukë dit’ e natë, kur më thonë për ditë: Ku ashtë Perëndia yt?
4Këto mendova, edhe derdha shpirtinë t’em përmbrenda meje, se shkoishiem bashkë me gjindëjenë, edhe ecëshiem bashkë me atë, deri ndë shtëpit të Perëndisë, me za gëzimi e lavdurimi, bashkë me gjindëjenë qi festojënë.
5Përse je i idhënutë, o shpirti em? Edhe përse përzihe përmbrenda meje? Shpëre mbë Perëndinë, se kam me e lavduruem edhe ma: faqeja e ati ashtë shpëtesë.
6O Perëndia em, shpirti em asht’ i idhënutë përmbrenda meje, përandai kam me të kuituem prei dheut Iordanit edhe Hermonit, prei malit Vogëlë.
7Abyssa thërret abyssënë ndë za të katarraktevet tu, gjithë valët’ e tua edhe thëllimet’ e tu shkuenë mbë mue.
8Ditënë Zoti ka me urdhënuem përdëllimin’ e vet, edhe natënë kanka e ati ka me qenunë bashkë me mue, të falunë te Perëndia i jetësë seme.
9Kam me i thanë Perëndisë, shkrepit t’em: Përse më harrove? Përse ecij i vranëtë prei shtrëngimit anëmikut?
10Anëmiqt’ e mi, tue dërrmuem eshtënat’ e mia, më shpërnderojënë, tue më thanë për ditë: Ku ashtë Perëndia yt?
11Përse je i idhënutë, o shpirti em? Edhe përse përzihe përmbrenda meje? Shpëre mbë Perëndinë, se kam me e lavduruem edhe ma, ai ashtë shpëtesa e faqesë s’eme, edhe Perëndia em.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 42: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr