Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 91

91
1Kush rri ndënë mbulesën’ e të Naltit, ka me pasunë të ndenjunitë ndënë hien’ e Fuqi-madhit.
2Kam me i thanë Zotit: Tije pshtetëja eme, edhe kasteli em, Perëndia em, mb’ate kam me shpëryem.
3Se ai ka me të shpëtuem prei kurthit gjahtorëvet, edhe prei murtajet qi u bie njerëzëvet.
4Ka me të mbuluem me pendët e veta, edhe ka me shpëryem ndënë fletët e ati; e vërteta e ati do të jetë qark teje armë edhe mburonjë.
5S’ke me u frikuem prei frikësë natesë, as ditënë prei shigjetësë qi hidhetë,
6 as prei murtajësë qi ecën nd’errësinë, as prei prishëjesë qi shkreton ndë mies-ditë.
7Nji mijë kanë me ranë së manjëtash tua, edhe dhetë mijë së diathtash tua, por te ti s’kanë me u afruem.
8Veç me syt e tu ke me shikuem, edhe ke me pamë shpagimin’ e fajtorëvet,
9se ti vune Zotinë për shpëresënë t’eme, të Naltinë për pshtetëjenë tande.
10S’ka me të gjaitunë ndonji e keqe, edhe vishkullë s’ka me u afruem ndë tendët tande.
11Se ka me urdhënuem engjujt’ e vet për tyi, me të rueitunë ndë gjith’ udhët’ e tua.
12Kanë me të ngritunë mbi duer, qi të mos përpieksh kambënë tande mbë gur.
13Ke me shkelunë mbi leon e mbi aspidhë, ke me shkelunë mbi këlysh leoni e mbi drangue.
14Se vuni shpëresënë mbë mue, përandai kam me e shpëtuem; kam me e naltuem, se ngjofti emëninë t’em.
15Ka me thirrunë mbë mue, edhe kam me e ndigjuem; kam me i qenunë përanë ndë shtrëngim, kam me e shpëtuem, edhe kam me e lavdue.
16Kam me e ngimë me ditt të gjata, edhe kam me i diftuem shpëtiminë t’em.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 91: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr