2 Kronikave 26
26
Mbretërimi i Uziahut në Judë
1Mbarë populli i Judës mori Uziahun, që ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç, dhe e bënë mbret në vend të të atit, Amacjahut. 2Ai rindërtoi Ejlatin dhe e ktheu nën sundimin e Judës, pas vdekjes së mbretit. 3Uziahu ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç kur u bë mbret dhe sundoi pesëdhjetë e dy vjet në Jerusalem. E ëma quhej Jeholia dhe ishte nga Jerusalemi. 4Uziahu bëri çka është e drejtë në sytë e Zotit, ashtu siç kishte bërë edhe i ati, Amacjahu. 5Ai e kërkoi Perëndinë sa qe gjallë Zakaria, i cili kuptonte vegimet e Perëndisë. Për sa kohë kërkoi Zotin, Perëndia i dha Uziahut begati.
6Uziahu luftoi kundër filistinëve. Ai rrënoi muret e Gatit, të Jabnehut dhe të Ashdodit dhe ndërtoi qytete përreth Ashdodit dhe në krahinën e filistinëve. 7Perëndia e ndihmoi kundër filistinëve, kundër arabëve, që jetonin në Gur Baal dhe kundër meunitëve. 8Edhe amonitët i paguanin tagra Uziahut. Ai u bë aq i fuqishëm, saqë fama e tij shkoi deri në kufijtë e Egjiptit. 9Uziahu ndërtoi në Jerusalem një kullë te Porta e Këndit dhe një kullë te Porta e Luginës, të cilat i fortifikoi. 10Ndërtoi kulla edhe në shkretëtirë, hapi shumë puse, sepse zotëronte shumë bagëti si në Shefelah, ashtu edhe në krahinën fushore. Ai pati edhe bujq e vreshtarë nëpër krahinat malore dhe nëpër rrafshnaltat pjellore#26.10 të tjerë: në Karmel, sepse i pëlqente bujqësia. 11Uziahu pati edhe një ushtri të stërvitur e të ndarë në njësi sulmuese, sipas njehsimit të bërë nga shkruesi Jejel dhe nëpunësi Masejah, nën udhëzimet e Hananiahut, zyrtarit të mbretit. 12Numri i të gjithë krerëve të vëllazërive të luftëtarëve trima ishte dy mijë e gjashtëqind. 13E gjithë ushtria ishte nën drejtimin e tyre, treqind e shtatë mijë e pesëqind luftëtarë të aftë për luftë, të gatshëm për të luftuar kundër armiqve të mbretit. 14Uziahu e pajisi të gjithë ushtrinë me shqyte, heshta, përkrenare, parzmore, harqe dhe hobe për të gjuajtur me gurë. 15Në Jerusalem ai bëri disa pajisje lufte të ndërtuara me mjeshtëri, të cilat ai i vendosi nëpër kulla dhe nëpër qoshe, për të gjuajtur me shigjeta dhe me gurë të mëdhenj. Fama e tij u përhap në vende të largëta, sepse Zoti e kishte ndihmuar në mënyrë të mrekullueshme dhe i kishte dhënë forcë.
Mburrja dhe ndëshkimi i Uziahut
16Mirëpo, kur u bë i fuqishëm, Uziahut iu rrit mendja dhe kjo e çoi në shkatërrim. Ai e tradhtoi Zotin, Perëndinë e tij, dhe shkoi në tempullin e Zotit për të kushtuar temjan mbi altar. 17Pas tij hyri prifti Azarjah bashkë me tetëdhjetë priftërinj të Zotit, burra trima. 18Ata i dolën përpara mbretit e i thanë: «Nuk të takon ty, o Uziah, t'i kushtosh temjan Zotit, por priftërinjve, pasardhësve të Aronit, që janë shenjtëruar për të kushtuar temjan. Dil nga shenjtërorja, sepse ke bërë paudhësi. Nuk do të ketë më lavdi për ty nga Zoti, Perëndia». 19Uziahu u zemërua shumë dhe në dorë mbante temjanicën për të kushtuar temjanin. Teksa filloi të grindej me priftërinjtë, iu shfaq në ballë lebra, përpara priftërinjve në tempullin e Zotit, pranë altarit të temjanit. 20Kur kryeprifti Azarjah dhe të gjithë priftërinjtë e tjerë panë lebrën në ballin e Uziahut, e nxorën me nxitim jashtë tempullit. Edhe vetë Uziahu doli me nxitim, sepse Zoti e kishte goditur me lebër. 21Mbreti Uziah mbeti i lebrosur deri ditën kur vdiq. Ai banoi në një shtëpi të veçuar, i lebrosur dhe i përjashtuar nga tempulli i Zotit. Ishte i biri, Jotami, ai që drejtonte punët e pallatit mbretëror dhe që qeveriste popullin e vendit.
22Bëmat e tjera të Uziahut, të hershmet e të vonshmet, i ka shkruar profeti Isai, biri i Amosit. 23Uziahu u preh me paraardhësit e tij dhe populli e varrosi bashkë me ta në fushën e varrezave mbretërore, sepse thanë se kishte qenë i lebrosur. Në vend të tij mbretëroi i biri, Jotami.
Aktualisht i përzgjedhur:
2 Kronikave 26: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020

: