Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Kolosianëve 1

1
Përshëndetje
1Unë Pali, apostull i Krishtit Jezu nga vullneti i Perëndisë, dhe vëlla Timoteu, 2po ju shkruajmë të shenjtëve e vëllezërve që besojnë në Krishtin dhe që janë në Kolos: paçi hir e paqe nga Perëndia, Ati ynë#1.2 dorëshk. të tjera edhe: dhe nga Zoti Jezu Krisht!!
Falënderimi për kolosianët
3E falënderojmë Perëndinë, Atin e Zotit tonë Jezu Krisht, sa herë lutemi për ju, 4sepse kemi dëgjuar për besimin tuaj në Krishtin Jezu dhe për dashurinë që keni për të gjithë të shenjtët. 5Këtë besim e këtë dashuri e keni për shkak të shpresës që ju pret në qiej, për të cilën keni dëgjuar më parë në predikimin e të vërtetës së ungjillit.
6Ky ungjill mbërriti te ju e po jep fryt e po përparon në mbarë botën, sikurse ndër ju, që nga dita kur e dëgjuat dhe njohët me të vërtetë hirin e Perëndisë. 7Këtë ungjill jua mësoi Epafrai, bashkëpunëtori ynë i dashur, që është shërbëtor besnik i Krishtit për ju. 8Ai na foli për dashurinë që ju ka dhënë Shpirti.
Krishti dhe vepra e tij
9Prandaj edhe ne, që nga dita kur e morëm vesh këtë gjë, nuk reshtim së luturi për ju dhe i kërkojmë Perëndisë t'ju japë urtinë e mençurinë shpirtërore që ta njihni plotësisht vullnetin e tij. 10Kështu do të mund të bëni një jetë të denjë për Zotin dhe, ashtu si i pëlqen atij, duke dhënë fryt në çdo vepër të mirë e duke shtuar njohuritë për Perëndinë. 11Ju do të forcoheni me fuqinë që vjen nga pushteti i lavdishëm i Perëndisë, që të përballoni gjithçka me durim e që me gëzim 12të falënderoni Atin që ju bëri të denjë të keni pjesën tuaj në trashëgiminë e të shenjtëve në dritë. 13Ai na nxori nga pushteti i errësirës e na futi në mbretërinë e Birit të tij të dashur, 14në të cilin kemi shpengimin#1.14 dorëshk. të tjera edhe: me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve.
15Biri është shëmbëllimi
i Perëndisë së padukshëm,
i lindur përpara çdo krijese.
16Sepse nga ai u krijua gjithçka
në qiej
e në tokë,
të dukshmet
e të padukshmet,
fronet,
zotërimet,
sunduesit
e pushtetet.
Gjithçka u krijua përmes tij e për të.
17Ai është përpara çdo gjëje,
gjithçka e krijuar qëndron në të.
18Ai është kreu i trupit,
domethënë i kishës,
fillimi i jetës së re,
i pari që u ngjall
prej të vdekurve#1.18 ose: i parëlinduri prej të vdekurve,
që të jetë i pari në gjithçka.
19Sepse Perëndisë i pëlqeu
që në Birin të banojë
e gjithë plotësia e vetë Perëndisë
20e të pajtojë me veten e tij,
nëpërmjet Birit,
gjithçka mbi tokë
a në qiej,
duke vendosur paqen
me anë të gjakut
që Biri derdhi në kryq.
21Edhe ju dikur ishit të huaj për Perëndinë dhe armiq të tij për shkak të mendimeve e veprave tuaja të liga. 22Por tani Biri ju pajtoi me Perëndinë me anë të vdekjes në trupin e tij njerëzor, që t'ju paraqesë para tij të shenjtë, të patëmetë e të paqortueshëm. 23Por duhet të qëndroni të fortë në besim, të qëndrueshëm e të palëkundur në shpresën që jep ungjilli që dëgjuat. Ky ungjill i është predikuar gjithë krijesës nën qiell dhe unë, Pali, jam bërë shërbëtor i tij.
Pali i shërben kishës
24Tani, gëzohem që vuaj për ju dhe që po plotësoj në trupin tim njerëzor atë që u mungon vuajtjeve të Krishtit për trupin e tij, domethënë për kishën. 25Kësaj kishe i shërbej edhe unë sipas detyrës që më ngarkoi Perëndia për ju, që t'ju predikoj të plotë fjalën e tij. 26Kjo fjalë është shestimi i Perëndisë, që ka qenë i fshehur gjatë shekujve për të gjitha breznitë, por që tani iu shfaq të shenjtëve. 27Perëndia donte t'u bënte të njohur atyre pasurinë e lavdisë së këtij shestimi të fshehtë për të gjitha kombet. Ky plan i fshehtë është Krishti në ju, i cili është shpresa juaj për lavdinë që do të vijë.
28Këtë Krisht predikojmë edhe ne, duke këshilluar e duke mësuar çdo njeri me gjithë urtinë që kemi, me qëllim që të gjithë njerëzit t'i paraqesim të përsosur përmes Krishtit para Perëndisë. 29Prandaj unë mundohem dhe luftoj me ndihmën e fuqisë së Krishtit që vepron fuqishëm brenda meje.

Aktualisht i përzgjedhur:

Kolosianëve 1: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr