Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Kolosianëve 4

4
1Ju zotërinj, jepuni skllevërve atë që u takon me të drejtë, duke e ditur se edhe ju e keni një Zot në qiell!
Porosi
2Këmbëngulni e rrini zgjuar në lutje, duke falënderuar Perëndinë. 3Lutuni edhe për ne, që Perëndia të na japë mundësi të tjera për të predikuar të fshehtën për Krishtin, për të cilin jam në burg. 4Lutuni që predikimi im të jetë ashtu siç duhet.
5Silluni me urti ndaj atyre që nuk besojnë në Krishtin, duke përdorur mirë çdo mundësi që ju jepet. 6Fjalët tuaja të jenë gjithnjë të hijshme e të regjura#4.6 ose: me hir e me kripë, që të dini si t'i përgjigjeni gjithkujt.
Përshëndetjet e fundit
7Tikiku, vëllai ynë i dashur e ndihmësi besnik, që i shërben Zotit bashkë me mua, do t'ju tregojë gjithçka për mua. 8Unë e dërgova te ju për të parë gjendjen tuaj dhe për t'ju ngushëlluar zemrat. 9Po e dërgoj bashkë me Onesimin, vëllanë tonë besnik e të dashur, që është një nga ju. Ata do t'ju tregojnë gjithçka që ndodh këtu.
10Ju përshëndet Aristarku, që është i burgosur bashkë me mua, dhe Marku, nipi#4.10 ose: kushëriri i Barnabës, për të cilin ju kemi porositur që ta prisni mirë kur të vijë te ju. 11Ju përshëndet edhe Jezui që e thërrasin Just. Këta janë të vetmit nga besimtarët e rrethprerë që bashkëpunojnë me mua për përhapjen e mbretërisë së Perëndisë dhe që më janë bërë ngushëllim.
12Ju përshëndet Epafrai, që është një nga ju, dhe që është shërbëtor i Krishtit Jezu. Ai lutet gjithnjë për ju që të qëndroni të përsosur dhe të kryeni plotësisht vullnetin e Perëndisë. 13Unë ju siguroj se ai mundohet shumë për ju dhe për ata në Laodice e në Hierapojë.
14Ju përshëndesin Luka, mjeku i dashur, dhe Dema.
15Përshëndetni vëllezërit në Laodice, Nimfën dhe kishën që mblidhet në shtëpinë e saj.
16Kur ta keni lexuar këtë letër, dërgojuani edhe atyre të kishës në Laodice që ta lexojnë. Po ashtu edhe ju, merreni e lexojeni letrën që kam dërguar në Laodice.
17I thoni Arkipit: «Kujdes dhe kryeje mirë shërbesën që more nga Zoti».
18Përshëndetjen e kam shkruar vetë unë, Pali, me dorën time.
Kujtoni prangat e mia!
Hiri qoftë me ju!

Aktualisht i përzgjedhur:

Kolosianëve 4: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr