Danieli (Gr) 11
11
Luftrat e së ardhmes
1«Në vitin e parë të Darit, medasit, unë i qëndrova pranë për t'i dhënë forcë e për ta mbrojtur. 2E tani po ta tregoj të vërtetën: ja, në Persi do të mbretërojnë edhe tre mbretër, ndërsa i katërti do të bëhet shumë më i pasur se të gjithë të tjerët. Kur të jetë bërë i fuqishëm, për shkak të pasurisë së tij, do t'i ngrejë më këmbë të gjithë kundër mbretërisë së Greqisë. 3Atëherë do të dalë një mbret i fuqishëm, i cili do të sundojë me pushtet të madh e do të bëjë ç'të dojë. 4Por, kur të ketë arritur kulmin e sundimit, mbretëria e tij do të përçahet e do të ndahet në të katër erërat e qiellit, por jo trashëgimtarëve të tij. Askush nuk do ta ketë pushtetin që kishte ai dhe mbretëria e tij do të çrrënjoset e do t'u kalojë të tjerëve, por jo trashëgimtarëve të tij.
5Mbreti i jugut do të bëhet i fuqishëm, por një nga krerët e ushtrisë së tij do të bëhet edhe më i fuqishëm se ai dhe do të marrë pushtetin. Sundimi i tij do të jetë edhe më i fortë. 6Pas disa vitesh dy mbretëritë do të bëjnë një marrëveshje dhe bija e mbretit të jugut do të martohet me mbretin e veriut për këtë punë. Por ajo nuk do ta mbajë dot pushtetin dhe as atij nuk do t'i zgjatë pushteti. Ajo do të marrë fund bashkë me ata që e sollën, me atë që e lindi dhe me ata që e ndihmuan në atë kohë.
7Një pinjoll nga rrënjët e familjes së saj do t'ia zërë vendin. Ai do të ngrihet kundër ushtrisë, do të shkojë në fortesën e mbretit të veriut, do t'i sulmojë e do t'i mposhtë. 8Ai do të plaçkitë perënditë e tyre, idhujt e tyre të shkrirë si edhe enët e tyre të çmuara prej argjendi e prej ari dhe do t'i çojë si plaçkë lufte në Egjipt. Për disa vjet ai do të rrijë larg mbretit të veriut. 9Ky do ta sulmojë mbretin e jugut, por do të kthehet sërish në vendin e vet.
10Bijtë e tij do të përgatiten për luftë e do të mbledhin forca të mëdha ushtarake. Njëri prej tyre do të sulet me furi, do të kalojë në anën tjetër si uji i rrëmbyer e do të kthehet për të sulmuar deri te fortesa e tij. 11Mbreti i jugut do të zemërohet e do të dalë të përleshet me mbretin e veriut. Ky do të ngrejë më këmbë një ushtri të madhe, por ajo do të bjerë në dorë të mbretit të jugut. 12Kur ta ketë mposhtur këtë turmë të madhe, do të mburret në zemrën e tij, por, ndonëse do të ketë vrarë dhjetëra mijëra ushtarë, nuk do të ngadhënjejë. 13Mbreti i veriut do të kthehet, do të ngrejë më këmbë një ushtri më të madhe se të parën dhe, në kohën e caktuar, pas disa vitesh, do të hidhet në sulm me një ushtri të madhe e të armatosur rëndë.
14Në atë kohë shumë do të ngrihen kundër mbretit të jugut dhe bijtë e dhunshëm të popullit tënd do të ngrenë krye për të përmbushur vegimin, por do të bien. 15Do të vijë, pra, mbreti i veriut, do të ngrejë ledhe kundër qytetit të fortifikuar dhe do ta pushtojë. Forcat ushtarake të jugut nuk do t'i bëjnë dot ballë dhe luftëtarët e zgjedhur nuk do të kenë fuqi për të qëndruar. 16Pushtuesi do të bëjë ç'të dojë dhe askush nuk do t'i bëjë dot ballë. Do të ngulet në atë vend të bukur dhe do të ketë pushtetin për të shkatërruar. 17Mandej do të vendosë të vijë me gjithë fuqinë e mbretërisë së tij, do të vendosë kushtet e një marrëveshjeje e do t'i zbatojë. Do t'i japë edhe një nga bijat për grua, me qëllim që t'ia shkatërrojë mbretërinë, por nuk do t'ia dalë. 18Atëherë do t'i kthejë sytë nga vendet bregdetare e do të pushtojë shumë prej tyre. Por një nga krerët ushtarakë do t'i japë fund poshtërimeve të tij dhe poshtërimi do të bjerë mbi të. 19Pastaj do të sulmojë fortesat e vendit të vet, por do të mposhtet, do të bjerë e do të zhduket. 20Në vend të tij do të vijë një tjetër, i cili do të dërgojë një tagrambledhës për lavdinë e mbretërisë, që në pak ditë do të vritet, por jo nga zemërimi apo nga lufta.
21Pasardhësi i tij do të jetë njeri i neveritshëm. Atij nuk do t'i japin asnjë nderim mbretëror. Në kohë paqeje do të vijë ai e do ta marrë mbretërinë me dredhi. 22Ushtritë e mëdha do të thyhen para tij e do të bien, sikurse edhe princi i besëlidhjes. 23Edhe pasi të kenë bërë marrëveshje me të, ai do të veprojë me mashtrim. Do të bëhet i fuqishëm e i pushtetshëm, ndonëse do të sundojë mbi një komb të vogël. 24Në kohë paqeje, ai do të pushtojë krahina pjellore e do të bëjë çfarë nuk kanë bërë as etërit e as gjyshërit e tij. Do të plaçkitë, do të rrëmbejë e do të ndajë pasuritë me të vetët. Do të sendërgjojë sulme kundër fortesave, por jo për shumë kohë. 25Me fuqinë e me guximin e zemrës do të nxitë një ushtri të madhe kundër mbretit të jugut. Mbreti i jugut do të bëjë gati një ushtri të madhe e shumë të fortë për t'u ndeshur me të, por nuk do të qëndrojë dot, sepse do të ngrenë kurthe kundër tij. 26Njerëzit që hanin bukë me të do ta shkatërrojnë. Ushtria e tij do të shpartallohet dhe shumë do të vriten. 27Në zemrat e tyre, të dy mbretërit thurin të këqija kundër njëri-tjetrit. Do të hanë në të njëjtën tryezë, por do të flasin me dredhi. Veçse, nuk do të fitojnë gjë, se do t'u vijë fundi në kohën e caktuar. 28Mbreti i veriut do të kthehet në vendin e vet me pasuri të mëdha e do të jetë kundër besëlidhjes së shenjtë me gjithë zemër. Do të veprojë si të dojë e do të kthehet në vendin e vet. 29Në kohën e caktuar do të kthehet sërish për të sulmuar jugun, por këtë herë nuk do t'i ecë si herën e parë. 30Kundër tij do të vijnë anijet e Kitimit dhe ai do të kthehet pas nga frika. Zemërimin do ta zbrazë kundër besëlidhjes së shenjtë dhe do të veprojë si të dojë. Kur të kthehet në vendin e vet, do të merret vesh me ata që tradhtuan besëlidhjen e shenjtë.
31Ushtarët e dërguar prej tij do të përdhosin shenjtëroren dhe fortesën, do të ndalojnë flinë e përhershme dhe do të vendosin aty ndyrësi të neveritshme. 32Me lajka do t'i joshë ata që tradhtuan besëlidhjen, por populli, që e njeh Perëndinë e vet, do të bëjë qëndresë e do të veprojë. 33Më të mençurit e popullit do t'u shpjegojnë të tjerëve, por do t'i vrasin me shpatë, do t'i djegin, do t'i degdisin në mërgim e do t'u marrin pasuritë. 34Kur të bien, pak kush do t'u vijë në ndihmë, sepse shumë do t'u afrohen me shtirje. 35Disa nga të mençurit do të bien, me qëllim që të përsosen, të pastrohen e të shndrijnë derisa të vijë fundi në kohën e caktuar.
36Mbreti do të veprojë sipas dëshirës së vet. Do të madhërohet e do ta lartësojë veten përmbi çdo perëndi. Do të flasë gjëra të padëgjuara edhe kundër Perëndisë së perëndive e do t'i shkojë mbarë, derisa të mbushet kupa e zemërimit të Perëndisë, sepse ç'është vendosur, do të bëhet. 37Nuk do t'i vlerësojë aspak perënditë e etërve të tij e as çfarë u pëlqen grave. Nuk do të nderojë asnjë perëndi, se e mban veten më të lartë se të gjithë. 38Në vend të tyre, do të adhurojë perëndinë e fortesave, perëndi që etërit e tij nuk e njihnin. Do ta nderojë me ar, me argjend, me gurë të çmuar e me sende të shtrenjta. 39Me ndihmën e këtij perëndie të huaj do të mësyjë kundër fortesave të ndryshme. Atyre që do ta pranojnë do t'u bëjë ndere të mëdha. Do t'i vërë të sundojnë mbi shumë njerëz e do t'u japë toka si shpërblim.
40Në kohët e fundit, mbreti i jugut do të mësyjë kundër mbretit të veriut, por ky do ta sulmojë me qerre lufte, me kuaj e me anije të shumta. Do të mësyjë me vërshim nëpër tokat e tij e do të kalojë mes për mes tyre. 41Do të sulmojë edhe vendin e bukur dhe shumë do të bien. Vetëm këta do të shpëtojnë prej zgjedhës së tij: Edomi, Moabi dhe pjesa më e madhe e Amonit. 42Ai do të pushtojë shumë vende e nuk do të shpëtojë as toka e Egjiptit. 43Do të zotërojë thesaret e Egjiptit, arin, argjendin e sendet e tij të çmuara. Do të nënshtrojë edhe Libinë me vendin e Kushit. 44Por do ta shqetësojnë lajmet nga lindja e nga veriu, prandaj do të vërsulet i tërbuar për të shkatërruar e për të shfarosur shumë njerëz. 45Do t'i ngrejë tendat e tij mbretërore mes detit e malit të shenjtë e të bukur. Atje do t'i vijë fundi e nuk do ta ndihmojë askush».
Aktualisht i përzgjedhur:
Danieli (Gr) 11: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020

: