Ligji i përtërirë 10
10
Rrasat e gurit
1«Asokohe, Zoti më tha: “Lato dy rrasa guri si të parat, puno për vete një arkë prej druri e ngjitu tek unë në mal, 2që të shkruaj në to urdhërimet që ishin në rrasat e para që theve. Ato vendosi në arkë”. 3Kështu, punova një arkë me dru akacieje, latova dy rrasa guri si të parat e, me to në duar, u ngjita në mal. 4Atëherë Zoti shkroi në rrasa, si më parë, dhjetë urdhërimet që i tha nga mesi i zjarrit, në mal, në ditën e tubimit e m'i dha mua. 5Pastaj u ktheva, zbrita nga mali e i vendosa rrasat në arkën që kisha bërë. Ato janë aty ku urdhëroi Zoti.
6Izraelitët u nisën nga burimet e Bene Jakanit drejt Moserahut. Atje vdiq e u varros Aroni. Në vend të tij u bë prift Eleazari. 7Prej andej u nisën drejt Gudgodës e prej Gudgodës shkuan në Jotbatah, një toke me përrenj. 8Asokohe, Zoti e ndau veças fisin e Levit, siç është edhe sot, që të mbajë arkën e besëlidhjes së Zotit, që të qëndrojë para Zotit për t'i shërbyer e për të bekuar në emër të tij. 9Prandaj, Levi nuk ka pjesë në trashëgiminë e vëllezërve të tij. Zoti është trashëgimia e tij, siç i tha Zoti, Perëndia yt.
10Unë qëndrova në mal si më parë, dyzet ditë e dyzet net dhe Zoti më dëgjoi edhe kësaj here. Ai nuk deshi t'ju shfaroste. 11Atëherë Zoti më tha: “Ngrihu e priji popullit, që të shkojnë e të pushtojnë tokën për të cilën iu betova etërve tuaj për t'ua dhënë”.
Thelbi i ligjit
12Tani, Izrael, Zoti, Perëndia yt, nuk kërkon gjë tjetër prej teje, veç ta druash, të ecësh udhës së tij, ta duash, t'i shërbesh Zotit, Perëndisë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt 13dhe t'i mbash, për të mirën tënde, urdhërimet e Zotit e rregullat që po të urdhëroj unë sot. 14Ja, Zotit, Perëndisë tënd, i përkasin qielli, skaj më skaj, toka e gjithçka në të. 15Megjithatë, Zoti pati për zemër dhe deshi vetëm etërit tuaj. Nga mesi i gjithë popujve ai zgjodhi pasardhësit e tyre, siç është edhe sot. 16Rrethprituni në zemër e mos u tregoni kokëfortë më, 17se Zoti, Perëndia juaj, është Perëndia i perëndive, Zoti i zotërve, Perëndia i madh, i fuqishëm e i tmerrshëm. Ai nuk mban anë e nuk merr mitë. 18I jep të drejtën jetimit e të vesë. E do të ardhurin e i jep bukë e rroba. 19Duajeni të ardhurin, sepse edhe ju ishit të ardhur në tokën e Egjiptit. 20Druaje Zotin, Perëndinë tënd, e shërbeji. Mbahu fort pas tij e në emrin e tij betohu. 21Ai është lavdia e Perëndia yt. Ai i bëri për ty këto vepra të mëdha e të mrekullueshme që i ke parë me sytë e tu. 22Etërit e tu ishin vetëm shtatëdhjetë frymë kur shkuan në Egjipt, ndërsa tani, Zoti, Perëndia yt, të ka shumuar sa yjet e qiellit».
Aktualisht i përzgjedhur:
Ligji i përtërirë 10: AL1
Thekso
Ndaje
Copy

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020

: