Mos e lësho gojën e mos të të ngutet zemra për të thënë fjalë para Perëndisë, se Perëndia është në qiell e ti në tokë, prandaj le të jenë të përkora fjalët e tua. Ëndrrat vijnë prej punëve të shumta, zëri i të marrit, prej fjalëve të shumta. Kur t'i zotohesh Perëndisë, mos vono ta plotësosh, se nuk i pëlqejnë marrëzitë. Zotimin që bëre, plotësoje. Më mirë të mos zotohesh, se të marrësh zotime e të mos i plotësosh. Mos e lër gojën të të çojë në mëkat e mos thuaj para lajmëtarit se ishte mendjelehtësi. Pse të zemërohet Perëndia kundër britmës sate e ta rrënojë veprën e duarve të tua? Se, kur shumohen ëndrrat, shumohen edhe tymnajat e fjalët, prandaj druaje Perëndinë. Nëse vëren se në një krahinë shtypet skamnori e të drejtit nuk i jepet e drejta, mos u habit nga kjo gjë, se të lartin e vëren dikush më i lartë dhe të gjithë i vëren eprori.
Lexo Kuvendari 5
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Kuvendari 5:1-7
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video