Logoja e Programit të Biblës
Ikona e kërkimit

Estera (Gr) 10

10
Mbyllje
1Mbreti Kserks caktoi një tagër për tokën dhe për ishujt e detit. 2Të gjitha bëmat e fuqishme e të guximshme, si edhe rrëfimi i plotë i madhështisë së Mordakait, për të cilat mbreti e bëri të rëndësishëm, janë shkruar në librin e Kronikave të Mbretërve të Medës e të Persisë, 3sesi judeu Mordakai ishte i dyti pas mbretit Kserks, i rëndësishëm për judenjtë e i pëlqyer nga turma e vëllezërve të vet. Ai kërkonte mirëqenien për popullin e vet dhe paqen për pasardhësit e vet. 3a Atëherë Mordakai tha: «Këto vijnë nga Perëndia». 3b Më kujtohet ëndrra që pashë për këto gjëra e asnjë prej tyre nuk u shkapërcye. 3c Burimi i vogël që u bë lumë dhe drita e dielli e uji i shumtë. Lumi është Estera që e mori për grua mbreti dhe e bëri mbretëreshë. Dy dragonjtë jemi unë e Hamani. 3d Kombet janë ata që u mblodhën për t'ua shuar emrin judenjve. 3dh O kombi im, ky është Izraeli, që i thirri Perëndisë e u shpëtuan. Zoti e shpëtoi popullin e vet. Zoti na çliroi nga të gjitha këto ligësi. Zoti bëri shenja e mrekulli të mëdha që nuk kanë ndodhur ndër kombe. 3e Prandaj caktoi dy shorte: një për popullin e Perëndisë e një për të gjitha kombet. Këto dy shorte erdhën në çastin, në kohën e në ditën e gjykimit, para Perëndisë e ndër kombe. 3f Perëndia u kujtua për popullin e vet e i dha të drejtë trashëgimisë së vet. 3g Këto ditë të muajit Adar, katërmbëdhjeta dhe pesëmbëdhjeta e këtij muaji, do të kremtohen bashkësi me gëzim e hare para Perëndisë gjithmonë ndër brezni në popullin e tij, Izraelin.
Shënim
3gj Në vitin e katërt të Ptolemeut e të Kleopatrës, Dositeu, që thoshte si ishte prift e levit, dhe biri i tij Ptolemeu sollën këtë letër të purimëve. Ata thanë se ishte e mirëfilltë, e përkthyer nga Lisimaku i Ptolemeut, një prej banorëve të Jerusalemit.

Aktualisht i përzgjedhur:

Estera (Gr) 10: AL1

Thekso

Kopjo

Krahaso

Ndaje

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr