Dalja 15
15
Kënga e Moisiut
1Atëherë Moisiu e izraelitët kënduan këtë këngë për nder të Zotit:
«Këndojini Zotit
se madhërisht ngadhënjeu,
plandosi në det
kuaj e karroca.
2 Zoti është forca ime dhe kënga#15.2 të tjerë: fuqia ime.
Ai është shpëtimi im.
Është Perëndia im,
atë do të lavdëroj,
Perëndia i atit tim,
atë do të lartësoj.
3 Zoti është i fortë në luftë,
Zot është emri i tij.
4Karrocat dhe ushtrinë e faraonit
i vërviti në det.
Të përzgjedhurit e tij,
u mbytën në detin e Kuq.
5Ujërat i mbuluan,
si gurë u fundosën.
6E djathta jote, o Zot,
fuqi madhështore.
E djathta jote, o Zot,
e dërrmon armikun.
7Me madhështinë tënde
i rrëzon kundërshtarët.
Zemërimin e lëshon,
që si byku t'i përpijë.
8Nga turfullimi yt,
ujërat u bënë pirg,
si mure u ngritën lart
e ngrinë thellë në det.
9Armiku thoshte:
“Do t'i ndjek,
do t'i zë,
e prenë do ta ndaj.
Do të më ngopet shpirti.
Shpatën do ta nxjerr
e në dorë do t'i shtie”.
10Ti i fryve erës
e deti i mbuloi.
E ata ranë si plumb,
në ujërat e tërbuara.
11O Zot, kush është si ti
mes perëndive?
Kush është si ti,
madhështor në shenjtëri,
i tmerrshëm në lavdi,
që bën mrekulli?
12E shtrive të djathtën
e toka i përpiu.
13Me mirësi udhëhoqe
popullin që shpëtove.
Me fuqi i prive
drejt shenjtërores tënde.
14Dëgjuan popujt
e u drodhën.
Ankthi i mbërtheu
banorët e Filistesë.
15Atëherë u tmerruan
prijësit e Edomit.
Trimat e Moabit
i zunë të dridhurat,
banorët e Kanaanit
u tretën të gjithë nga frika.
16Tmerri e frika
i pushtoi ata.
Prej fuqisë së krahut tënd
shtangen e ngurosen,
sa të kalojë populli yt, o Zot,
sa të kalojë populli që ti bleve.
17Popullin do ta marrësh
e do ta mbjellësh
në malin e trashëgimisë tënde,
në banesën tënde,
që ti gatite, o Zot,
Në shenjtëroren që ngrite
me duart e tua, Imzot.
18 Zoti mbretëron
përjetë e përgjithmonë».
19Kur kuajt, karrocat dhe kalorësit e faraonit hynë në det, Zoti lëshoi mbi ta ujërat e detit. Por izraelitët kaluan përmes detit nëpër tokë të thatë. 20Atëherë Mirjama, profetesha, motra e Aronit, mori dajren në dorë. Pas saj dolën të gjitha gratë e filluan të kërcejnë me dajre. 21Mirjama i printe këngës:
«Këndojini Zotit,
se madhërisht ngadhënjeu,
plandosi në det
kuaj e karroca».
Në shkretëtirë
22Pastaj Moisiu i çoi izraelitët nga deti i Kuq në shkretëtirën e Shurit. Ata udhëtuan për tri ditë nëpër shkretëtirë dhe nuk gjetën ujë. 23Arritën në Marë, por ujin e Marës nuk e pinin dot, se ishte i hidhur. Prandaj edhe quhej Marë. 24Atëherë populli murmuriti kundër Moisiut dhe tha: «Çfarë të pimë tani?». 25Moisiu i thirri Zotit dhe ai i dëftoi një lloj druri. Moisiu e hodhi në ujë dhe uji u bë i ëmbël.
Në atë vend, Zoti i dha popullit rregulla e vendime. Po atje e vuri në provë 26e i tha: «Nëse e dëgjon me kujdes zërin e Zotit, Perëndisë tënd, nëse bën çfarë është e drejtë para tij dhe u vë vesh urdhërimeve të tij e mban tërë rregullat e tij, atëherë nuk do të lëshoj mbi ty asnjë nga gjëmat që i bëra Egjiptit. Unë jam Zoti, shëruesi yt». 27Pastaj izraelitët arritën në Elim. Atje kishte dymbëdhjetë burime dhe shtatëdhjetë palma. Ata fushuan pranë ujit.
Aktualisht i përzgjedhur:
Dalja 15: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020

: