Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Isaia 12

12
Këngë falënderimi
1Atë ditë do të thuash:
«Të falënderoj, o Zot,
ty që ishe i zemëruar me mua,
se zemërimi yt ndaj meje u qetësua
e ti më ngushëllove.
2Ja, Perëndia është shpëtimi im,
besoj e nuk kam frikë.
Fuqia ime e forca ime është Zoti,
Zoti është shpëtimi im.
3Me gëzim do të mbushni ujë
prej burimeve të shpëtimit».
4Atë ditë do të thoni:
«Falënderoni Zotin,
thërrisni emrin e tij,
shpallni ndër popuj veprat e tij,
kumtoni madhështinë e emrit të tij!
5Këndojini Zotit, se ka bërë mrekulli,
le ta marrë vesh toka mbarë!
6Ngazëlleni e dëfreni, o banorë të Sionit,
se i madh është mes jush i shenjti i Izraelit».

Aktualisht i përzgjedhur:

Isaia 12: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr