Isaia 21
21
Rënia e Babilonisë
1Profeci kundër shkretëtirës së detit:
ashtu si furtunat fshikullojnë Negevin,
ashtu do të vijë nga shkretëtira,
nga ai vend i tmerrshëm.
2Një vegim i tmerrshëm m'u dëftua:
një tradhtar po tradhton,
një shkatërrimtar po shkatërron.
Vërsulu, o Elam! Rrethoje, o Madai!
Po i jap fund çdo rënkimi në të!
3Prandaj po më dridhen ijët,
më kanë zënë dhimbjet si të lindjes,
dridhem i tëri nga ç'dëgjoj,
tmerrohen nga ç'më shohin sytë.
4Më lëshoi zemra,
më pushtuan drithërimat,
muzgu, që fort e dëshiroja,
më është bërë tmerr.
5Bëhet gati tryeza, shtrohet qilimi#21.5 ose: Rojat vrojtojnë,
hahet e pihet.
Ngrihuni, o prijës,
lyejeni shqytin!
6Se kështu më tha Zoti:
«Shko e vër një vrojtues,
që të lajmërojë çka sheh.
7Po të shohë qerre lufte,
kalorës dyshe-dyshe,
kalorës hipur mbi gomarë,
kalorës hipur mbi deve,
le t'i hapë sytë mirë,
le të vrojtojë me shumë kujdes».
8E ja, vrojtuesi#21.8 ose: si luani bërtiti:
«O Zot, tërë ditën kam vrojtuar pa lëvizur,
tërë natën kam qëndruar në vendrojë.
9Por ja, po vijnë qerre lufte,
kalorës dyshe-dyshe.
Ra, ra Babilonia», do të thotë,
«Gjithë idhujt e hyjnive të saj
janë bërë copë e çikë përtokë».
10O shirja ime! O biri i lëmit tim!
Çka dëgjova prej Zotit të ushtrive,
Perëndisë së Izraelit,
atë ju dëfteva.
Kundër Dumahut
11Profeci për Dumahun:
nga Seiri po më thërret dikush:
«Roje, edhe sa natë ka mbetur?
Roje, edhe sa natë ka mbetur?».
12«Po vjen mëngjesi», thotë roja,
«Por po vjen edhe nata.
Nëse doni të pyesni, pyesni,
por kthehuni edhe një herë!».
Kundër arabëve
13Profeci për Arabinë:
nëpër kaçubat e Arabisë do ta kaloni natën,
o varganet e dedanëve!
14Dilini përpara të eturit,
sillini ujë, o banorë të tokës së Temait!
Dilini përpara me bukë të arratisurit!
15Se kanë marrë arratinë prej shpatës,
prej shpatës së zhveshur,
prej harkut të ndehur,
prej furisë së betejës.
16Se kështu më tha Zoti: «Pas një viti, vit i një punëtori me mëditje, tërë madhështia e Kedarit do të marrë fund. 17I vogël do të jetë numri i harkëtarëve të mbetur, i luftëtarëve të Kedarit, sepse ka folur Zoti, Perëndia i Izraelit».
Aktualisht i përzgjedhur:
Isaia 21: AL1
Thekso
Ndaje
Copy

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020