Mos ki frikë, se nuk do të turpërohesh, mos u skuq, se nuk do të çnderohesh. Turpin e rinisë do ta harrosh, çnderimin e vejërisë më s'do ta kujtosh. Krijuesi yt do të jetë bashkëshorti yt, ZOT i ushtrive është emri i tij. Shpenguesi yt është i shenjti i Izraelit, Perëndi i mbarë tokës quhet ai. Se si një grua të lënë, të lënduar në shpirt, të thirri ZOTI. «Gruaja e viteve të rinisë a hidhet poshtë?», thotë Perëndia yt. «Për pak kohë të lashë, por nga dhembshuria e madhe po të marr sërish. Kur më shpërtheu zemërimi, e fsheha për një çast fytyrën prej teje, por nga mirësia e amshuar pata dhembshuri për ty», thotë ZOTI, shpenguesi yt.
Lexo Isaia 54
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Isaia 54:4-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video