Jozuehu 17
17
Trojet e Manaseut
1Manaseu, i parëlinduri i Jozefit, mori me short tokat që i përkisnin atij. Makiri ishte i parëlinduri i Manaseut e ati i Gileadit. Ai ishte luftëtar i shquar dhe mori për pronë Gileadin e Bashanin. 2Edhe pasardhësit e tjerë të Manaseut morën tokat e tyre, sipas klaneve, pasardhësit e Abiezerit, të Helekut, të Asrielit, të Shekemit, të Heferit e të Shemidait. Këta ishin pasardhësit meshkuj të Manaseut, birit të Jozefit.
3Celofehadi, biri i Heferit, të birit të Gileadit, të birit të Makirit, të birit të Manaseut, nuk kishte bij, por vetëm bija. Ato quheshin Mahla, Noa, Hogla, Milka e Tirca. 4Ato u paraqitën te prifti Eleazar, te Jozuehu, biri i Nunit, e te prijësit e popullit e u thanë: «Zoti i ka urdhëruar Moisiut që të na jepet edhe neve trashëgimi ndër vëllezërit tanë». Jozuehu u dha edhe atyre pjesë ndër vëllezërit e atit të tyre, siç kishte thënë Zoti. 5Kështu, Manaseut i takoi të marrë edhe dhjetë pjesë toke, përveç tokës së Gileadit e Bashanit, që mori përtej Jordanit. 6Bijat e Manaseut, morën edhe ato trashëgimi mes bijve të tij. Toka e Gileadit u bë pronë e pasardhësve të tjerë të Manaseut.
7Kufiri i Manaseut fillonte nga Asheri në Mikmetat, kundruall Shekemit e kthente djathtas drejt banorëve të En Tapuahut. 8Krahina e Tapuahut i përkiste Manaseut, ndërsa vetë Tapuahu, që ndodhej në kufi të tokës së Manaseut, u përkiste pasardhësve të Efraimit. 9Pastaj kufiri zbriste për në përroin e Kanës. Megjithatë qytetet në jug të përroit i përkisnin Efraimit edhe pse ndodheshin mes qyteteve të Manaseut. Prej andej kufiri kalonte në veri të përroit e dilte në det. 10Tokat që shtriheshin në jug i përkisnin Efraimit, ndërsa tokat që shtriheshin në veri i përkisnin Manaseut. Kufiri mes tyre ishte deti. Në veri kufizohej me Asherin, ndërsa në lindje me Isaharin. 11Në tokat e Isaharit e të Asherit, Manaseu zotëronte edhe Bet Sheanin me fshatrat përreth, Ibleamin me fshatrat përreth, Dorin me fshatra e banorë, Endorin me fshatra e banorë, Tanakun me fshatra e banorë, e Megidonë me fshatra e banorë, gjithsej tri krahina kodrinore. 12Pasardhësit e Manaseut nuk arritën t'i pushtonin të gjitha këto qytete, sepse kananitët u treguan të vendosur për të banuar në atë vend. 13Kur izraelitët u bënë më të fortë, i kthyen kananitët në robër pune, por nuk i dëbuan plotësisht.
14Pasardhësit e Jozefit folën me Jozuehun e i thanë: «Përse na ke dhënë për pronë vetëm një pjesë toke? Zoti na ka bekuar e jemi bërë popull i madh». 15Jozuehu u tha: «Meqenëse jeni bërë popull i madh e jeni ngushtë në krahinën malore të Efraimit, shkoni në pyll e hapni tokë të re për veten tuaj në tokat e perizitëve e refaitëve». 16Pasardhësit e Jozefit i thanë: «Krahina malore nuk na mjafton dhe të gjithë kananitët që banojnë nëpër lugina kanë qerre hekuri, si ata që banojnë në Bet Shean e në fshatrat përreth, edhe ata të luginës së Izrelit». 17Atëherë Jozuehu i tha pasardhësve të Jozefit, pra, fisit të Efraimit e Manaseut: «Ju jeni një popull i madh e shumë i fortë, prandaj dhe nuk keni për të pasur vetëm një pjesë toke. 18Krahina malore e mbuluar me pyje do të jetë e juaja. Do ta shpyllëzoni e do ta pushtoni të gjithën. Kananitët do t'i dëboni, pavarësisht se kanë qerre hekuri e janë të fortë».
Aktualisht i përzgjedhur:
Jozuehu 17: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020

: