Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jozuehu 22:1-5

Jozuehu 22:1-5 AL1

Atëherë Jozuehu thirri rubenitët, gaditët e gjysmën e fisit të Manaseut e u tha: «Ju u jeni bindur të gjitha urdhrave të Moisiut, shërbëtorit të ZOTIT, e ma keni dëgjuar fjalën sa herë ju kam urdhëruar. Gjatë gjithë kësaj kohe e deri më sot nuk i keni braktisur vëllezërit tuaj e keni zbatuar të gjitha urdhrat e ZOTIT, Perëndisë tuaj. Tani që ZOTI, Perëndia juaj, u ka dhënë paqe vëllezërve tuaj, ashtu siç u kishte premtuar, shkoni e kthehuni në tendat tuaja, në tokën që ju dha për pronë Moisiu, shërbëtori i ZOTIT, përtej Jordanit. Veçse bëni shumë kujdes që të zbatoni urdhërimet dhe ligjin që ju dha Moisiu, shërbëtori i ZOTIT, që të doni ZOTIN, Perëndinë tuaj, të ecni nëpër të gjitha udhët e tij, të mbani urdhërimet e tij, t'i qëndroni besnikë dhe t'i shërbeni me gjithë zemër e me gjithë shpirt».