Jozuehu 5
5
Popujt përtej Jordanit
1Kur dëgjuan mbarë mbretërit e amoritëve, që jetonin në bregun perëndimor të Jordanit, bashkë me mbarë mbretërit e kananitëve, që jetonin pranë detit, se Zoti i kishte tharë ujërat e Jordanit, derisa kishin kaluar izraelitët, i lëshoi zemra e mbetën pa frymë nga frika e izraelitëve.
2Në atë kohë Zoti i tha Jozuehut: «Bëj thika prej gurit të strallit e fillo të rrethpresësh përsëri bijtë e Izraelit». 3Jozuehu bëri thika prej gurit të strallit e i rrethpreu bijtë e Izraelit në kodrinën e Haralotit. 4I rrethpreu, sepse të gjithë meshkujt e popullit që doli nga Egjipti, të gjithë luftëtarët, kishin vdekur gjatë udhëtimit nëpër shkretëtirë, pas daljes nga Egjipti. 5Ata kishin qenë të gjithë të rrethprerë, ndërsa djemtë, që kishin lindur gjatë udhëtimit në shkretëtirë pas daljes nga Egjipti, nuk ishin rrethprerë. 6Izraelitët kishin udhëtuar dyzet vjet nëpër shkretëtirë, derisa kishin vdekur të gjithë luftëtarët që kishin dalë nga Egjipti, për shkak se nuk i ishin bindur urdhrit të Zotit. Prandaj edhe Zoti u qe betuar se nuk kishin për ta parë tokën që u kishte premtuar etërve të tyre për ne, tokën ku rrjedh qumësht e mjaltë. 7Në vendin e tyre ai vuri bijtë e tyre. Këta i rrethpreu Jozuehu, se ishin të parrethprerë, ngaqë nuk ishin rrethprerë gjatë udhës.
8Pasi u rrethpre i gjithë populli, izraelitët qëndruan në fushim derisa u shëruan. 9Atëherë Zoti i tha Jozuehut: «Sot jua hoqa çnderimin e Egjiptit». Ai vend quhet Gilgal deri në ditën e sotme.
Kremtimi i Pashkës
10Izraelitët fushuan në Gilgal dhe atje, në fushat e Jerikosë, kremtuan Pashkën në ditën e katërmbëdhjetë të muajit, në mbrëmje. 11Të nesërmen e Pashkës hëngrën nga prodhimet e vendit, bukë të ndorme e grurë të pjekur atë ditë. 12Po atë ditë, pasi hëngrën nga prodhimet e vendit, pushoi së rëni edhe mana. Izraelitët nuk e përdorën më manën për ushqim. Atë vit hëngrën nga prodhimet e tokës së Kanaanit.
Prijësi i ushtrisë së Zotit
13Një ditë, kur Jozuehu ndodhej pranë Jerikosë, ngriti sytë e pa para tij një njeri me shpatë në dorë. Jozuehu iu afrua dhe e pyeti: «Je me ne apo me armiqtë tanë?». 14Ai iu përgjigj: «Jo, unë jam prijësi i ushtrisë së Zotit dhe sapo mbërrita». Jozuehu ra përmbys para tij me nderim e i tha: «Cili është urdhri i timzoti për shërbëtorin e tij?». 15Prijësi i ushtrisë së Zotit i tha Jozuehut: «Zbathi sandalet, se vendi ku po qëndron është i shenjtë». Jozuehu bëri si i tha ai.
Aktualisht i përzgjedhur:
Jozuehu 5: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020

: