Levitiku 13
13
Udhëzime për lebrën
1 Zoti i tha Moisiut e Aronit: 2«Nëse ndokujt i del në lëkurë një ënjtje, kore apo njollë e shndritshme, që duket si plagë lebre, ai të çohet te prifti Aron apo te cilido prift prej bijve të tij. 3Prifti ta shqyrtojë plagën e lëkurës dhe, nëse qimja në vendin e plagës është zbardhur e plaga duket më e thellë se lëkura, plaga është lebër. Pasi ta ketë shqyrtuar, prifti ta shpallë të papastër. 4Nëse njolla e shndritshme në lëkurë nuk duket të jetë futur thellë në mish dhe nëse qimja nuk është zbardhur, prifti ta veçojë për shtatë ditë atë që ka plagën. 5Ditën e shtatë prifti ta shqyrtojë sërish dhe, nëse shikon se plaga nuk ka ndryshuar e nuk është përhapur në lëkurë, ta veçojë edhe për shtatë ditë të tjera. 6Pas shtatë ditësh ta shqyrtojë sërish dhe, nëse shikon se plaga është zbehur e nuk është përhapur në lëkurë, ta shpallë të pastër, sepse është vetëm puçërr. Ai njeri të lajë rrobat dhe do të jetë i pastër. 7Nëse e ka parë prifti dhe e ka shpallur të pastër, por njolla përhapet në lëkurë, ai duhet të paraqitet sërish te prifti. 8Prifti ta shqyrtojë sërish dhe, nëse njolla është përhapur në lëkurë, prifti ta shpallë të papastër, sepse është lebër.
9Nëse ndokujt i shfaqet plaga e lebrës, të çohet te prifti. 10Prifti ta shqyrtojë dhe, nëse ka ndonjë të ënjtur të bardhë mbi lëkurë, nëse qimja i është zbardhur dhe në ënjtje ka mish të gjallë, 11atëherë ai ka lebër të përhershme mbi lëkurë. Prifti ta shpallë të papastër, por mos ta veçojë si të papastër. 12Nëse lebra i përhapet mbi lëkurë dhe ia mbulon tërë lëkurën e trupit nga koka te këmbët, aq sa mund t'ia kapë syri priftit, 13prifti ta shqyrtojë dhe, nëse lebra i ka mbuluar tërë trupin, ta shpallë të pastër. Ai njeri është i pastër, sepse është zbardhur i tëri. 14Kur të shfaqet mbi të mish i gjallë, atëherë të shpallet i papastër. 15Prifti, pasi ta ketë parë mishin e gjallë, ta shpallë të papastër, sepse mishi i gjallë është i papastër, është lebër. 16Nëse mishi i gjallë i zbardhet sërish, le të paraqitet te prifti, 17i cili, pasi të ketë shqyrtuar se plaga i është zbardhur, ta shpallë të pastër atë që ka plagën, sepse është i pastër.
18Nëse ndokush ka pasur mbi lëkurë ndonjë çiban, që i është shëruar, 19dhe në vendin e çibanit i del ndonjë ënjtje e bardhë apo ndonjë njollë e bardhë, le të paraqitet te prifti. 20Prifti ta shqyrtojë dhe, nëse njolla duket më e thellë së lëkura dhe qimja i është zbardhur, ta shpallë të papastër, sepse është plagë lebre, që ka shpërthyer në çiban. 21Nëse prifti shikon se qimja nuk është zbardhur dhe se çibani nuk është më thellë se lëkura dhe është zbehur, ta veçojë për shtatë ditë. 22Nëse përhapet, le ta shpallë të papastër, sepse është lebër. 23Nëse njolla e shndritshme rri në vend e nuk përhapet, është vurratë çibani. Atëherë prifti ta shpallë të pastër.
24Nëse dikush pëson një djegie të lëkurës nga zjarri dhe vendi i djegies bëhet njollë e shndritshme, e murrme ose e bardhë, 25prifti ta shqyrtojë dhe, nëse qimja te njolla është zbardhur e njolla duket më e thellë së lëkura, është lebër që ka shpërthyer te vendi i djegies. Prifti ta shpallë të papastër, sepse është plagë lebre. 26Nëse prifti shikon se qimja në njollë nuk është zbardhur dhe se njolla nuk është më e thellë se lëkura dhe është zbehur, ta veçojë për shtatë ditë. 27Pas shtatë ditësh, prifti ta shqyrtojë sërish dhe, nëse njolla është përhapur në lëkurë, ta shpallë të papastër, sepse është plagë lebre. 28Nëse njolla ka mbetur në vend dhe nuk është përhapur në lëkurë, por është e zbehtë, atëherë është fryrje nga djegia. Prifti ta shpallë të pastër, sepse është vurratë prej djegies.
29Nëse një burrë ose një grua ka një plagë në kokë ose në mjekër, 30prifti ta shqyrtojë plagën dhe, nëse plaga është më e thellë së lëkura dhe qimja është zverdhur e holluar, ta shpallë të papastër, sepse është qere, lebër e kokës ose e mjekrës. 31Nëse prifti e shqyrton plagën e qeres dhe nuk duket më e thellë se lëkura e nuk ka qime të zeza, ta veçojë për shtatë ditë atë që ka plagën. 32Pas shtatë ditësh, prifti ta shqyrtojë sërish plagën dhe nëse qerja nuk është përhapur, nëse në të nuk ka qime të verdha dhe nëse nuk duket më e thellë se lëkura, 33ai që ka plagën të rruhet, përveçse në vendin e qeres. Mandej, prifti ta veçojë edhe shtatë ditë. 34Pas shtatë ditësh, prifti ta shqyrtojë sërish qeren dhe nëse qerja nuk është përhapur në lëkurë e nuk duket më e thellë se lëkura, ta shpallë të pastër. Ai njeri të lajë rrobat dhe do të jetë i pastër. 35Nëse është shpallur i pastër, por i përhapet qerja, 36prifti ta shqyrtojë sërish. Nëse qerja është përhapur në lëkurë, prifti të mos shqyrtojë a ka qime të verdha, sepse ai njeri është i papastër. 37Nëse sheh se qerja është ndalur dhe se në të kanë dalë qime të zeza, qerja është shëruar dhe ai njeri është i pastër. Prifti ta shpallë të pastër.
38Nëse një burri ose një gruaje u shfaqen njolla të shndritshme mbi lëkurë, njolla të bardha, 39le t'i shqyrtojë prifti. Nëse njolla e shndritshme mbi lëkurë është në të bardhë të zbehtë, është kurtesh i lëkurës. Ai njeri është i pastër.
40Nëse dikujt i bien flokët e kokës, ai njeri është i shogët dhe është i pastër. 41Nëse flokët i kanë rënë në pjesën e përparme, është i shogët mbi ballë dhe është i pastër. 42Por, nëse në pjesën qerose apo mbi ballin qeros del një plagë e bardhë në të kuqërreme, është lebër që ka shpërthyer mbi kokë ose mbi ballë. 43Prifti ta shqyrtojë dhe, nëse ënjtja e plagës është e bardhë në të kuqërreme mbi pjesën qerose ose mbi ballin qeros dhe ngjan me lebrën e lëkurës, 44ai njeri ka lebër dhe është i papastër. Prifti ta shpallë të papastër, sepse ka lebër në kokë.
45I lebrosuri, që e ka kapur kjo sëmundje, t'i mbajë rrobat të shqyera, flokët të shprishur, mjekrën të mbuluar e të thërrasë: “I papastër! I papastër!”. 46Për sa kohë të ketë plagën është i papastër. Ai është i papastër dhe duhet të jetojë vetëm, jashtë fushimit.
47Nëse lebra shfaqet në veshje të leshta apo të linjta, 48mbi stof leshi apo liri, të endur ose të thurur, mbi lëkurë apo mbi rroba lëkure, 49dhe nëse njolla mbi rrobë apo mbi lëkurë, mbi stofin e endur apo të thurur ose mbi rrobën e lëkurës është në të gjelbër apo në të kuqërreme, është plagë lebre dhe duhet t'i tregohet priftit. 50Prifti ta shqyrtojë njollën e plagës e ta veçojë për shtatë ditë. 51Ditën e shtatë ta shqyrtojë sërish njollën dhe, nëse sheh se është përhapur mbi rrobën, mbi stofin e endur apo të thurur ose mbi lëkurën e rrobave të lëkurës, është plagë e keqe dhe rroba është e papastër. 52Prifti ta djegë rrobën, stofin e endur apo të thurur dhe rrobat prej lëkure mbi të cilat gjendet njolla, sepse është plagë e keqe dhe duhet djegur në zjarr. 53Nëse prifti sheh se njolla nuk është përhapur mbi rrobë, mbi stofin e endur apo të thurur ose mbi rrobën e lëkurës, 54të urdhërojë që rroba me plagën e lebrës të lahet e ta veçojë edhe për shtatë ditë. 55Nëse prifti sheh se pas larjes njolla nuk ka ndryshuar, edhe pse nuk është përhapur, ajo është e papastër dhe duhet të digjet në zjarr. Të digjet në zjarr, sepse njolla po e ha nga brenda e nga jashtë. 56Nëse prifti sheh se pas larjes njolla është zvogëluar, ta presë prej rrobës, prej lëkurës ose prej stofit të endur apo të thurur. 57Por, nëse njolla shfaqet sërish mbi rrobën, mbi stofin e endur apo të thurur ose mbi rrobën e lëkurës, e ka kapur plaga, prandaj duhet ta djegësh në zjarr. 58Ndërsa rrobat, stofet e endura apo të thurura dhe rrobat prej lëkure që, pasi të jenë larë, nuk kanë më njollë plage, të lahen sërish dhe mandej do të jenë të pastra. 59Ky është udhëzimi për rrobat, për stofet e endura apo të thurura e për çdo rrobë lëkure, kur i zë sëmundja e lebrës dhe sesi shpallen të pastra».
Aktualisht i përzgjedhur:
Levitiku 13: AL1
Thekso
Ndaje
Copy

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020

: