Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Levitiku 18

18
Marrëdhëniet gjinore
1 Zoti i tha Moisiut: 2«Fol me izraelitët e thuaju: unë jam Zoti, Perëndia juaj. 3Mos veproni siç veprojnë në tokën e Egjiptit, ku keni jetuar, dhe mos veproni siç veprojnë në tokën e Kanaanit, ku unë po ju çoj. Mos i ndiqni doket e tyre. 4Zbatojini vendimet e mia dhe mbajini rregullat e mia e ndiqini ato. Unë jam Zoti, Perëndia juaj. 5Mbajini rregullat e mia dhe vendimet e mia, se njeriu që i zbaton, do të jetojë përmes tyre. Unë jam Zoti.
6Askush nuk duhet t'i afrohet të afërmit të vet nga farefisi për të kryer marrëdhënie#18.6 ose: për të zbuluar lakuriqësinë me të. Unë jam Zoti. 7Mos kryej marrëdhënie me nënën tënde, gruan e atit tënd. Ajo është nëna jote, prandaj mos kryej marrëdhënie me të. 8Mos kryej marrëdhënie me gruan e atit tënd, se është çnderim për vetë atin tënd. 9Mos kryej marrëdhënie me motrën nga ati ose nga nëna, është apo s'është anëtare e familjes. 10Mos kryej marrëdhënie me bijën e birit tënd apo të bijës sate, sepse është çnderim për veten tënde. 11Mos kryej marrëdhënie me bijën e gruas së atit tënd, të cilën e ke motër prej atit. Ajo është motra jote dhe nuk do të kryesh marrëdhënie me të.
12Mos kryej marrëdhënie me motrën e atit tënd, se është e afërmja e atit tënd. 13Mos kryej marrëdhënie me motrën e nënës sate, sepse është e afërmja e nënës sate. 14Mos iu afro e mos kryej marrëdhënie me gruan e vëllait të atit tënd, sepse është xhaxhesha jote. 15Mos kryej marrëdhënie me të renë tënde. Ajo është gruaja e tët biri, prandaj mos kryej marrëdhënie me të. 16Mos kryej marrëdhënie me gruan e vëllait tënd, sepse është çnderim për vëllanë tënd.
17Mos kryej marrëdhënie me një grua dhe me bijën e saj ose me të bijën e birit ose bijës së saj. Mos kryej marrëdhënie, sepse janë të afërm. Është poshtërsi. 18Mos merr për grua të dytë motrën e gruas sate, për sa kohë gruaja jote është gjallë, dhe mos kryej marrëdhënie me të. 19Mos iu afro gruas së papastër prej të përmuajshmeve dhe mos kryej marrëdhënie me të. 20Mos bjer në shtrat me gruan e fqinjit, se bëhesh i papastër.
21Mos i kushto Molekut asnjë nga fëmijët e tu si fli, që të mos përdhosësh emrin e Perëndisë tënd. Unë jam Zoti. 22Mos bjer në shtrat me një mashkull, siç bëhet me një grua. Është fëlligështi. 23Mos bjer në shtrat me bagëti, që të bëhesh i papastër me to. Gruaja të mos jepet në epshe me bagëti. Është shtrembërim. 24Mos u bëj i papastër me asnjë prej këtyre gjërave. Kombet që unë po i dëboj para syve tuaj, janë të papastër për shkak të këtyre gjërave. 25E papastër u bë edhe toka, prandaj unë do ta ndëshkoj dhe ajo do t'i vjellë banorët e saj.
26Mbajini rregullat e mia dhe vendimet e mia e mos bëni asnjë prej këtyre fëlligështive, as ju vendasit dhe as të ardhurit që banojnë mes jush. 27Të gjitha këto fëlligështi i bënë popujt që banuan në këtë tokë para jush dhe toka u ndot. 28Nëse edhe ju e bëni të papastër tokën, ajo do t'ju vjellë, siç volli kombet që ishin para jush. 29Kushdo që bën ndonjë prej këtyre fëlligështive, do të zhbihet prej popullit. 30Mbajini, pra, urdhërimet e mia e mos ndiqni asnjë prej zakoneve të fëlligështa, që kishin ata që ishin para jush, dhe mos u bëni të papastër me to. Unë jam Zoti, Perëndia juaj».

Aktualisht i përzgjedhur:

Levitiku 18: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr