Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Levitiku 3

3
Flija e paqtimit
1«Kush kushton fli paqtimi prej bagëtive të trasha, të kushtojë para Zotit një mashkull apo një femër të patëmetë. 2T'i vërë dorën mbi kokë flisë e ta therë para tendës së takimit. Mandej, priftërinjtë, bijtë e Aronit, ta spërkatin gjakun përreth altarit. 3Prej flisë së paqtimit t'i kushtojë Zotit si fli në zjarr dhjamin që mbulon zorrët dhe gjithë dhjamin përreth zorrëve, 4të dyja veshkat bashkë me dhjamin që i mbulon dhe me dhjamin e ijëve. Bulën mbi mëlçi ta heqë bashkë me veshkat. 5Bijtë e Aronit t'i shkrumbojnë ato në altar mbi flinë e shkrumbimit që është vendosur mbi drutë e zjarrit. Kjo është fli erëkëndshme zjarri për Zotin.
6Nëse i kushton Zotit si fli paqtimi një bagëti të imët, të kushtojë një mashkull apo një femër të patëmetë. 7Nëse kushton si fli një qengj, ta paraqesë para Zotit, 8t'i vërë dorën mbi kokë flisë e ta therë para tendës së takimit. Bijtë e Aronit ta spërkatin gjakun përreth altarit. 9Prej flisë së paqtimit t'i kushtojë Zotit si fli në zjarr dhjamin, gjithë bishtin, të cilin do ta presë që nga shtylla kurrizore, dhjamin që mbulon zorrët dhe gjithë dhjamin përreth zorrëve, 10të dyja veshkat bashkë me dhjamin që i mbulon. Bulën mbi mëlçi ta heqë bashkë me veshkat. 11Mandej, prifti t'i shkrumbojë mbi altar. Kjo është fli ushqimi, e djegur për Zotin.
12Nëse kushton një dhi, ta paraqesë para Zotit, 13t'i vërë dorën mbi kokë flisë e ta therë para tendës së takimit. Bijtë e Aronit ta spërkatin gjakun përreth altarit. 14Prej saj t'i kushtojë Zotit si fli në zjarr dhjamin që mbulon zorrët dhe gjithë dhjamin përreth zorrëve, 15të dyja veshkat bashkë me dhjamin që i mbulon dhe me dhjamin e ijëve. Bulën mbi mëlçi ta heqë bashkë me veshkat. 16Mandej, prifti t'i shkrumbojë mbi altar. Kjo është fli ushqimi, e djegur, erëkëndshme, për Zotin. 17Ky është rregull i përhershëm për të gjitha breznitë në të gjitha vendbanimet tuaja: nuk do të hani as dhjamin e as gjakun».

Aktualisht i përzgjedhur:

Levitiku 3: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr