Zakaria, ati i tij, u mbush me Shpirtin e shenjtë e profetizoi kështu: «Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, se erdhi dhe shpengoi popullin e tij. Ai ngriti për ne bririn e shpëtimit në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet, siç e kishte thënë me gojën e profetëve të tij të shenjtë që prej shekujsh; shpëtim nga armiqtë tanë dhe nga dora e të gjithëve atyre që na urrejnë, për të treguar mëshirë me etërit tanë e për t'u kujtuar për besëlidhjen e tij të shenjtë; për betimin që i bëri Abrahamit, atit tonë, për të na lejuar që, pasi të na çlironte nga duart e armiqve tanë, t'i shërbenim pa frikë, në shenjtëri e në drejtësi para tij për të gjitha ditët e jetës sonë. Dhe ti, foshnjë, do të quhesh profet i të Tejlartit, se do të ecësh përpara Zotit për të përgatitur udhët e tij, për t'i dhënë popullit të tij njohjen e shpëtimit me anë të faljes së mëkateve, falë dhembshurisë së mëshirshme të Perëndisë tonë, me të cilën do të na vijë së larti agimi, që shndrit mbi ata që rrinë në errësirë e në hijen e vdekjes dhe për të drejtuar hapat tanë në udhën e paqes».
Lexo Luka 1
Dëgjoj Luka 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Luka 1:67-79
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video