Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mateu 20

20
Punëtorët e vreshtit
1«Mbretëria e qiejve është si i zoti i shtëpisë që doli në mëngjes herët për të gjetur punëtorë për vreshtin e vet. 2Pasi u mor vesh me punëtorët që t'i paguante për një denar në ditë, i dërgoi në vreshtin e vet. 3Kur doli rreth orës nëntë#20.3 Ora e parë e ditës, në ato kohë, përkon përafërsisht me orën gjashtë të mëngjesit, siç e përllogaritim në kohët e sotme, dhe ora e dymbëdhjetë e ditës përkon me orën gjashtë të mbrëmjes., pa disa të tjerë që po rrinin pa punë te tregu 4e u tha: “Shkoni edhe ju në vresht e do t'ju jap aq sa është e drejtë”. 5Dhe ata shkuan. Ai doli përsëri rreth orës dymbëdhjetë e rreth orës tre. 6Doli edhe rreth orës pesë, gjeti të tjerë që po rrinin e u tha: “Përse rrini kot këtu gjithë ditën?”. 7Ata i thanë: “Sepse askush nuk na ka marrë në punë”. Ai u tha: “Shkoni edhe ju në vresht#20.7 dorëshk. të tjera edhe: dhe do të merrni aq sa është e drejtë”. 8Kur erdhi mbrëmja, i zoti i vreshtit i tha nëpunësit të tij: “Thirri punëtorët e jepu shpërblimin, duke filluar nga i fundit e deri te i pari”. 9Kur erdhën ata që kishte thirrur rreth orës pesë, secili prej tyre mori nga një denar. 10Kur erdhën të parët, mendonin se do të merrnin më shumë, por edhe secili prej tyre mori nga një denar. 11Kur e morën, iu ankuan të zotit të shtëpisë 12e i thanë: “Këta të fundit punuan vetëm një orë dhe i pagove aq sa ne që kemi duruar mundin e ditës e të nxehtin”. 13Por ai iu përgjigj njërit prej tyre: “Mik, nuk po të bëj padrejtësi. A nuk u morëm vesh për një denar? 14Merr atë që të takon e shko. Unë do t'i jap këtij të fundit sa ty. 15A nuk më lejohet mua të bëj ç'të dua me gjënë time? Apo ke zili që jam i mirë?”.
16Kështu, të fundit do të jenë të parët dhe të parët do të jenë të fundit#20.16 dorëshk. të tjera edhe: sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur».
Paralajmërimi sërish i Pashkës
(Mk 10.32-34; Lk 18.31-34)
17Kur po shkonte në Jerusalem, Jezui mori mënjanë dymbëdhjetë dishepujt dhe gjatë rrugës u tha: 18«Ja, ne po shkojmë në Jerusalem dhe Biri i njeriut do t'u dorëzohet kryepriftërinjve e shkruesve. Ata do ta dënojnë me vdekje, 19do t'ua dorëzojnë kombeve që ta tallin, ta fshikullojnë e ta kryqëzojnë, por ditën e tretë ai do të ngjallet».
Mbretërimi si shërbim
(Mk 10.35-45)
20Atëherë erdhi te Jezui nëna e bijve të Zebedeut bashkë me djemtë e saj, i ra në gjunjë dhe i kërkoi diçka. 21Jezui i tha: «Çfarë dëshiron?». Ajo i tha: «Urdhëro që këta dy djemtë e mi të ulen njëri në të djathtën e tjetri në të majtën tënde, në mbretërinë tënde». 22Por Jezui iu përgjigj: «Ju nuk dini çfarë kërkoni. A mund ta pini ju kupën që do të pi unë#20.22 dorëshk. të tjera edhe: dhe të pagëzoheni me pagëzimin që do të pagëzohem unë??». Ata iu përgjigjën: «Mundemi». 23Jezui u tha: «Kupën time do ta pini#20.23 dorëshk. të tjera edhe: dhe me pagëzimin që unë do të pagëzohem, do të pagëzoheni, por që të uleni në të djathtën e në të majtën time nuk më takon mua ta vendos, sepse vendet u takojnë atyre që ua ka bërë gati Ati im». 24Kur e dëgjuan këtë gjë, dhjetë të tjerët u zemëruan me dy vëllezërit. 25Por Jezui i thirri pranë vetes e u tha: «Ju e dini se krerët e kombeve sundojnë mbi ta dhe të mëdhenjtë e tyre ushtrojnë pushtet mbi ta. 26Me ju nuk duhet të ndodhë kështu, por nëse dikush nga ju dëshiron të bëhet i madh, le të bëhet shërbëtori juaj 27dhe nëse dikush dëshiron të jetë i pari, le të jetë shërbëtori juaj, 28sikurse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t'i shërbejnë, por për të shërbyer e për të dhënë jetën e vet si shpengim për shumë njerëz».
Shërimi i dy të verbërve
(Mk 10.46-52; Lk 18.35-43)
29Kur po dilnin nga Jerikoja, Jezuin po e ndiqte një turmë e madhe. 30Dy të verbër që rrinin ulur në anë të rrugës, kur dëgjuan se po kalonte Jezui, bërtitën: «Ki mëshirë për ne, o Zot, Biri i Davidit!». 31Turma i qortoi që të heshtnin, por ata bërtitën edhe më fort: «Ki mëshirë për ne, o Zot, Biri i Davidit!». 32Jezui ndaloi, i thirri e u tha: «Çfarë doni të bëj për ju?». 33Ata i thanë: «Zot, duam të na hapen sytë!». 34Jezui ndjeu dhembshuri për ta e u preku sytë. Atyre iu kthye menjëherë shikimi e shkuan pas tij.

Aktualisht i përzgjedhur:

Mateu 20: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr