Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mateu 24:36-51

Mateu 24:36-51 AL1

«Askush nuk e di atë ditë apo atë orë. As engjëjt e qiejve, as Biri, por vetëm Ati. Siç ishte në ditët e Noeut, kështu do të jetë edhe ardhja e Birit të njeriut. Ashtu sikurse gjatë atyre ditëve përpara përmbytjes njerëzit hanin e pinin, martoheshin e martonin, deri në ditën kur Noeu hyri në arkë, dhe nuk dinin gjë derisa erdhi përmbytja e i zhduku, kështu do të jetë edhe ardhja e Birit të njeriut. Atëherë, prej dy vetave që do të gjenden në arë, njëri do të merret e tjetri do të lihet. Prej dy grave që do të jenë te mulliri për të bluar, njëra do të merret e tjetra do të lihet. Prandaj rrini zgjuar, se nuk e dini në ç'ditë vjen Zoti. Po ta dinte i zoti i shtëpisë se në ç'orë të natës do të vinte vjedhësi, do të rrinte zgjuar e nuk do të lejonte t'i vidhej shtëpia. Prandaj jini gati, se Biri i njeriut do të vijë në një orë që nuk e prisni». «Cili është ai shërbëtor besnik e i mençur, të cilin i zoti e ka vënë mbi shërbëtorët e tjerë për t'u dhënë ushqimin në kohën e duhur? Lum ai shërbëtor që kur të vijë i zoti, do ta gjejë duke vepruar kështu. Me të vërtetë po ju them se këtij shërbëtori do t'ia besojë të gjitha pasuritë e veta. Por, nëse ai shërbëtor i mbrapshtë thotë me vete: “Zotëria im po vonohet” dhe fillon të rrahë shërbëtorët e tjerë e ha e pi me të dehurit, atëherë i zoti i këtij shërbëtori do të vijë ditën që ai nuk e pret e në orën që ai nuk e di, do ta dënojë ashpër e do ta hedhë atje ku dënohen hipokritët. Aty do të ketë vajtim e kërcëllimë dhëmbësh».